FFK / Penalltite percaktuese per ekipet! | ||||
|
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (KG i FFK), ka marr vendim që gjysmëfinalisti i katërt në mes Drenicës dhe Vëllaznimit, të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive. “Komisioni i Garave i FFK-së, pasi konfirmoi se në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Skenderaj është bërë shkelja e nenin 66 në Rregulloren e Garave, e cila në raste kur loja shkon në vazhdime nuk e vlerëson golin si mysafir për të përcaktuar skuadrën kualifikuese, por duhet të bëhet ekzekutimi i penalltive. Ndeshja e parë në Gjakovë u mbyll 1:0 në të mirë të Vëllaznimit, kurse ajo e kthimit në Skenderaj në kohën e rregullt u mbyll 1:0 në të mirë të Drenicës, kurse në vazhdimet 2 herë nga 15 minuta, secila skuadër shënoi nga një gol. Në fund rezultati i kësaj ndeshje ishte 2:1, por gjakovarët festuan kualifikimin, duke menduar se goli i shënuar si mysafirë ua siguron pjesëmarrjen në gjysmëfinale. Ekzekutimi i penalltive do të bëhet më 4 mars në orën 14:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, kurse skuadrat janë të detyruara të paraqiten me të njëjtat përbërje siç ishin në ndeshjen e zhvilluar të dielën”, është thënë në njoftimin e FFK-së. Sipas këtij njoftimi “komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj personave zyrtarë të kësaj ndeshjeje për mosrespektim të dispozitave të akteve normative të FFK-së”.Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8099 |