HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosove / Uliks Emra perseri evitohet nga lista!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Shkurt 2010 13:59   pdfShtypEmail

emra_1__816856040Sulmuesi këmbëshpejtë Uliks Emra ka filluar të harrojë se kur është grumbulluar për herë të fundit në përfaqësuesen e Kosovës në Futboll 

Sulmuesi Uliks Emra prej ardhjes së Albert Bunjakut në krye të përfaqësueses së Kosovës në Futboll asnjëherë nuk ka pasur rastin të marrë ndonjë ftesë. Sipas sulmuesit prizrenas, një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë edhe për ndeshjen miqësore të 17 shkurtit, ku të përzgjedhurit e Albert Bunjakut do të përballen me djelmoshat e Josip Kuzhes për nder të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë.

“Ende nuk kam marr ndonjë ftesë nga përzgjedhësi për ndeshjen e 17 shkurtit. Përveç kësaj, nuk kam qenë asnjëherë i ftuar gjatë grumbullimeve që janë bërë nga përzgjedhësi. Kjo rezulton se nuk jam as në mesin e 60 futbollistëve më të mirë në Kosovë”, ka thënë Uliks Emra.

I pyetur se a e ndjen veten të zhgënjyer pas këtyre anashkalimeve, Emra ka thënë: “Normalisht se zhgënjimi ekziston, pasi për dhjetë vjet kam qenë ndër futbollistët më të rregullt në përfaqësuese. Unë nuk dua të flas shumë rreth kësaj teme, pasi është një vendim i përzgjedhësit dhe e respektoj çdo vendim të tij”. Uliks Emra aktualisht është pjesë e skuadrës së Lirisë nga Prizreni. Ai më herët ishte pjesë e Prishtinës, Vëllaznimit dhe Trepçës. 

Kontaktoi me përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, ka qenë i pamundur, por kontakti ka qenë i mundur me ndihmëstrajneri  përfaqësueses, Genc Hoxhën, por ky i fundit nuk ka dashur të flasë rreth rastit të Uliks Emrës. “Nuk jam kompetent të flas për këtë temë. Jam trajner në përfaqësuese dhe e bëj punën time”, ka thënë Genc Hoxha.

Veton Zymberi


busy
komente