HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fahredin Duraku: Jemi shume larg Evropes!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Shkurt 2010 14:08   pdfShtypEmail

lajme_shkurt_kosova_487325333Ish-trajneri i Kosovës së Vushtrrisë, Fahredin Duraku, ka thënë se në futbollin tonë nuk ka lëvizje pozitive. Sipas tij, fare pak është punuar në avancimin e futbollit tonë. Duraku ka thënë se futbolli ynë është larg futbollit evropian.  “Bazuar në futbollin që zhvillohet në Kosovë, lirisht mund të them se jemi larg futbollit ballkanik, e mos të flasim për futbollin evropian”, ka thënë Duraku, duke shtuar ndërkohë se “duhet të jemi realistë në këta dhjetë vjetët e fundit. Futbolli ynë s’ka lëvizur fare. Ka ngecur aty ku ka qenë dhjetë vjet më parë”.

Sipas strategut Duraku, futbollit tonë i duhet punë në të gjitha pikëpamjet. Ai ka pohuar se futbollit tonë i mungon qasja profesionale në punën që bëhet nëpër klube.

“Duhen bërë ndryshime të mëdha në çdo aspekt, në mënyrë që t’i arrijmë rezultatet e dëshiruara. Është vështirë të presim më shumë nga ky sport. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kushtet në të cilat zhvillohet futbolli ynë. Thjesht, në skuadrat tona mungon puna profesionale”, ka theksuar Duraku.  

S’punohet për 200 euro 

Trajneri Fahredin Duraku, që më parë ka drejtuar Trepçën ’89, është duke kërkuar arazhman në futbollin ndërkombëtar. Ai është duke zhvilluar negociata me disa skuadra turke dhe të Gjermanisë.

“Dua të gjej arazhman në futbollin ndërkombëtar. Në Kosovë s’ka kushte për punë. Nuk punohet për 200 euro. Jam në kontakte me disa klube turke dhe gjermane. Dëshiroj që të gjej arazhman në ndonjë skuadër të huaj”, ka thënë Duraku. 

Hysi dhe Trepça dyshja që garon për titull 

Sipas Durakut, Trepça dhe Hysi janë dy skuadrat që qëndrojnë më mirë se skuadrat e tjera. “Përveç Trepçës dhe Hysit, të gjitha skuadrat e tjera elitare të Kosovës janë të nivelit të njëjtë. Pikërisht këto dy skuadra do ta kenë fjalën kryesore në rrugën për titull të kampionit”, ka përfunduar Duraku.

Fatmir Bytyçi


busy
komente