Përfaqësuesja / Kosova humb edhe kualifikimet për Botërorin 2014 | ||||
|
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të hënën në Paris ka aprovuar formatin për përfaqësueset evropiane të kualifikimeve për Botërorin 2014 në Brazil. Në bazë të këtij formati është vendosur që 52 përfaqësueset që aktualisht janë nën ombrellën e UEFA-s të ndahen në 9 grupe, ku tetë do të kenë nga gjashtë skuadra, kurse një grup do të jetë me pesë skuadra. Aprovimi i këtij formati është një goditje tjetër e rëndë për futbollin kosovar, shkruan sot shtypi prishtinas, pasi Kosovës nuk i ngelet vend për pjesëmarrje në gara, edhe nëse ndërkohë pranohet në UEFA. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu deklaroi për këtë të përditshme se ky nuk është një lajm aspak i mirë, por sipas tij problemi kryesor është faktori politik. “Ne jemi munduar dhe kemi bërë të pamundurën që krahas pranimit t’i arrijmë edhe këto kualifikime, por po shihet se këtu po ndikon faktori politik, sidomos në UEFA”, deklaroi Salihu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6537 |