FIFA shtyn vendimin per Kosoven | ||||
|
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, ka diskutuar të premten dhe për miqësoret e Përfaqësueses së Kosovës, por nuk ka marrë një vendim. I vetmi vendim i marrë për Kosovën në mbledhjen e mbajtur në Zuerich, është se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, më 14 dhjetor në Tokio. Kjo është konfirmuar për "Kohën Ditore" dhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që përcolli nga afër punimet e mbledhjes dyditëshe të KE-së së FIFA-s. FIFA i kishte lejuar Përfaqësueses së Kosovës të zhvillojë miqësore qysh më 22 maj të këtij viti, por pas presionit të Serbisë dhe UEFA-s, FIFA "ngriu" përkohësisht vendimin dhe paralajmëroi se do t'ia shtoi disa modalitete këtij vendimi për "të kënaqur" të gjitha palët, modalitete këto që ishin paralajmëruar se do të zbuloheshin më 27 e 28 shtator. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5897 |