Miqësore/ Yjet e Kosovës, të shtunën në Prishtinë | ||||
|
Një ndeshje luksi do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e Prishtinës. Klubi kryeqytetas ka ftuar rreth 40 futbollistë yje të Kosovës që luajnë në shtete të ndryshme e për kombëtare te ndryshme futbollistike për të luajtur një ndeshje miqësore. Ky takim ka nisur të organizohet dhe do të luhet me dritat e prozhektorëve të ndezur në orën 20:00. Në këtë ndeshje kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre lojtarë si Lorik Cana, Granit Xhaka, Etrit Berisha, Valon Behrami, Debatik Curri, Armend Dallku, Sajmir Ujkani, dy vëllezrit Migjen dhe Vullnet Basha por dhe yje të tjerë të njohur me origjinë nga Kosova. Interesimi për këtë miqësore parashikohet të jetë I jashtëzakonshëm dhe shumë shpejt do të ketë të tjera njoftime për këtë ndeshje spektakolare që po përgatisin në Prishtinë Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5877 |