Prishtina ndal “Yjet e Kosovës” | ||||
|
Lorik Cana vihet nën urdhrat e babait trajner, Xhaka e Behrami: Një ëndërr e realizuar Yjet e Kosovës dhe skuadra e Prishtinës dhuruan një mbrëmje të paharrueshme në stadiumin e tejmbushur të Prishtinës para gati 15 mijë tifozëve, në një sfidë miqësore promovuese për futbollin kosovar, që të njihet sa më shpejt nga institucionet më të larta të futbollit UEFA dhe FIFA. Lorik Cana, Samir Ujkani, Armend Dallku, Migjen Basha, Vullnet Basha, Valdet Rama e Azdren Llullaku, pjesëtarë të kombëtares shqiptare, luajtën përkrah yjeve të tjerë kosovarë si Valon Behrami, Granit Xhaka e Shefki Kuqi, të cilët edhe pse jo me fanellën kuqezi, përfaqësojnë vlerat më të mira sportive të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ky takim ishte emocionues për kapitenin Lorik Cana, i cili përveçse kishte si trajner babain e tij, Agimin, mori në dorëzim topin e ndeshjes nga gjyshja dhe gjyshi i tij. Emocionet më pas kaluan në fushën e blertë, ku Azem Ahmeti i Prishtinës nuk i dha asnjë shans Samir Ujkanit, për ta ndalur topin, që për herë të dytë u vendos në qendër e mesfushës. Nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje fluturimi spektakolar i Shefki Kuqit, i cili realizoi golin e barazimit për skuadrën e yjeve nga pika e bardhë. Në minutën e 23-të, sfida u ndërpre për pak çaste për t’i lënë vend ceremonisë së lamtumirës si gjyqtar të një prej “bilbilave” më të shquar të historisë së futbollit kosovar, Përparim Hasani. Skuadra e yjeve realizoi golin e dytë sërish me Shefki Kuqin, pas një asisti të Migjen Bashës, por Prishtina kishte rezervuar gjithçka për në fund. Me fanellën e Samir Ujkanit mbi shpinë, Vedat Bajrami mendoi se do ta mbante të paprekur portën e yjeve, por për t’ia prishur mbrëmjen mendoi Enis Fetahu, që realizoi dy gola brenda tri minutave për Prishtinën. Pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, fusha e blertë e impiantit të Prishtinës u pushtua nga tifozët e shumtë që prisnin me padurim të takonin në afër idhujt e tyre. Lorik Cana e pranoi se kjo mbrëmje ishte nga më emocionueset e karrierës së tij, edhe pse nuk e fshehu hidhërimin që Behrami dhe Xhaka, dy shokët e skuadrës në këtë sfidë, përfaqësojnë Zvicrën dhe jo Shqipërinë. Ndërsa për Behramin dhe Xhakën, aktivizimi me skuadrën e yjeve përpara publikut kosovar ishte një ëndërr e kthyer në realitet. Në fillim të takimit, kapiteni Lorik Cana mori në dorëzim topin e ndeshjes nga gjyshja dhe gjyshi i tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9362 |