HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Pragndeshje Trepca - Hysi
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Gusht 2009 16:58   pdfShtypEmail

kosova_futboll_trepca_559211148Trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu beson se të përzgjedhurit e tij mund të marrin trepikëshin e dytë në këtë edicion përballë Hysit. Në anën tjetër, edhe homologu i tij Muharrem Sahiti, është optimist se skuadra e tij do të vazhdojë serinë e fitoreve edhe në duel më “xehetarët”

Trepça nga Mitrovica, pas fitores se madh që arriti ndaj Prishtinës, një javë më parë, të dielën në “Adem Jashari”, në kuadër të javës së dytë të Raiffeisen Superliga, do të ndeshet më Hysin, skuadër kjo që mundi Gjilanin 2:0, në javën e parë të edicioni. Ballafaqimi në mes këtyre nga njohës së të lojës së futbollit konsiderohet derbi i kësaj fundjave për faktin se të dy skuadrat në këtë kampionat synojnë titullin e kampionit.   

“Xehetarët” të drejtuar nga strategu, Geni Sejdiu, kërkojnë pikët e plota ndaj skuadrës nga Merdara. Timonieri mitrovicas është i bindur se djelmoshat e tij do të marrin trepikëshin e radhës. Sejdiu thotë se Hysi, ka skuadër cilësor, por pikët do të mbesin në Mitrovicë, sepse sipas tij, Trepça ka fuqi që të mposht cilindo skuadër në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Fitorja ndaj Prishtinës, ka rritur mjaft shumë motivin në skuadrën tonë. Gjithsesi se në ballafaqimin e radhës na pret edhe një sfidë e vështirë, sepse takohemi me Hysin, skuadër kjo që ka fituar Kupën e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.  

“Hysi ka skuadër cilësore, por ne kemi fuqi që të mposhtim çdo ekip në futbollin tonë, sepse kemi fond të pasur të lojtarëve. Jemi te përgatitur mirë e të motivuar dhe besoj se do ta marrim trepikëshin e dytë në këtë edicion të garave”, ka përfunduar Sejdiu.

 

Optimist në takimin Trepça - Hysi, është edhe trajneri i Hysit, Muharrem Sahiti, i njohur më nofkën “Muki”. Ish-trajneri i Gjilanit, Muharrem Sahiti, beson se skuadra e tij pas fitores se parë në këtë sezon ndaj Gjilanit, mund të arrijë rezultat të favorshëm edhe në Mitrovicë në ballafaqim me Trepçën.  Sahiti e vlerëson pozitivisht skuadrën e Trepçës, por, sipas tij, në takimin Trepça - Hysi skuadra, e cila do t’i shfrytëzojë rastet e krijuara, mund ta fitojë trepikëshin.

“Trepça ka një ekip shumë të mirë, kjo u pa në takim me Prishtinën, por në radhët tona fitorja ndaj Gjilanit ka rritur motivin. Sfida ndaj Trepçës do të jetë e fortë nga të dyja palët. Mendoj se skuadra e cila do të mund t’i shfrytëzojë rastet e krijuara do t’i fitojë pikët e plota”, ka theksuar Sahiti.

Fatmir Bytyçi


busy
komente