HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tam Haj amerikani i dytë i Prishtinës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Janar 2010 15:56   pdfShtypEmail

prishtina_kosovav_1_0Futbollisti Tam Haj, do të jetë amerikani i dytë që do t’i bashkohet skuadrës së Prishtinës. Pas Lebo Hagai, pritet që këtyre ditëve në kryeqytet të zbret një tjetër amerikan.

“Tam Haj, pritet që shumë shpjet t’i bashkohet skuadrës së Prishtinës. Sikurse Lebo Hagai, edhe Tam Haj, ka shprehur dëshirë që të bëhet pjesë e Prishtinës”, ka thënë të martën në takim me medie, drejtori gjeneral i FC Prishtina, Edmond Rugova, i cili ka lavdëruar dy futbollistët nga Amerika e largët.

“I njoh mirë cilësitë e Hagai dhe Haj. Ata do sjellin risi jo vetëm në klubin tonë, por në përgjithësi në futbollin e Kosovës”, tha Rugova, duke shtuar se skuadra e Prishtinës, fazën e dytë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Ulqin.

“Në Ulqin, kemi parashikuar të zhvillojmë katër deri në gjashtë ndeshje kontrolluese në mënyrë që sezonin pranveror ta presim sa më të përgatitur. Synimet e klubit janë titulli i kampionit”, ka theksuar Rugova.

Shengyli: Kemi fond të varfër

Ndërkohë kryetrajneri i skuadrës së Prishtinës, Skënder Shengyli, ka theksuar se Prishtina, ka fond të varfër të lojtarëve. Megjithatë ai beson se skuadra e tij do të e jetë e gatshme për sfidat pranverore.

“Kemi fond të varfër të lojtarëve. Në stërvitje janë duke munguar Statovci e Skeraj që kërkojnë arazhman jashtë Kosovës, kurse Llumnica, ende vuan nga lëndimi. Megjithatë Prishtina, do të jetë e gatshme për pjesën e dytë të garave”, ka thënë Shengyli. Duhet cekur se Prishtina, ka liruar pesë lojtar nga skuadra.

Florim Humolli, Dardan Miftari, Vehbi Alievski, Mensur Limani dhe Ertan Hasan, tani e tutje nuk janë pjese e kampionëve në fuqi.

Fatmir Bytyçi


busy
komente