Agron Skeraj: Rikthehem ne Prishtine per sukses! | ||||
|
Mesfushori me tipare sulmuese, Agron Skeraj, të mërkurën ka folur për provat që ka pasur te skuadra gjermane, FSV Frankfurt. Ai është shprehur i kënaqur për katër seancat stervitore, edhe pse nuk ka arritur marrëveshje me këtë skuadër. Prizrenasi ka bërë me dije se gjasat janë të mëdha, që në afatin kalimtar të verës të bëhet pjesë e skuadrës FSV Frankfurt. “Kam biseduar me kryesinë e këtij klubi dhe më ka thënë se, nëse arrin të mbijetojë në Ligën e Dytë, atëherë transferim i parë gjatë verës do të jam unë. Me të vërtetë jam i kënaqur dhe shumë i motivuar për atë që kam treguar në Gjermani”, ka thënë Agron Skeraj.
Agron, është folur se jeni provuar te skuadra e FSV Frankfurtit. A është e vërtetë? Skeraj: Është e vërtetë. Jam provuar dy ditë në skuadrën e FSV Frankfurtit. Kemi mbajtur nga dy herë në ditë stërvitje. Çdo gjë ka shkuar mirë. Kam pasur një respekt të madh nga trajneri i skuadrës.
Keni arritur ndonjë marrëveshje me këtë skuadër? Skeraj: Jo. Është pritur që vetëm të nënshkruaj, por u paraqit një problem serioz. Fondi i futbollistëve në këtë skuadër ishte tepër i madh dhe trajneri Hans Jürgen Bojsen kërkoi largimin e disa futbollistëve të cilët nuk bënin pjesë në planet e tij. Largimi i katër futbollistëve nuk ndodhi shkaku se kishin kontrata me klubin. Qëllimi i tyre ishte të qëndrojnë edhe nëse nuk janë as në tetëmbëdhjetëshen e parë të skuadrës.
Dhe si përfundoi i gjithë ky “muhabet”? Skeraj: Kam biseduar me kryesinë e këtij klubi dhe më ka thënë se, nëse arrin të mbijetojë në Ligën e Dytë, transferimi i parë gjatë verës do të jam unë. Me të vërtetë jam i kënaqur dhe shumë i motivuar për atë që kam treguar në Gjermani.
Mbasi keni dështuar të arrini marrëveshje me FSV Frankfurt, cili është plani juaj për të ardhmen? Skeraj: Unë kam kontratë me Prishtinën edhe për gjashtë muaj, dhe sigurisht se do të kthehem në këtë skuadër.
Kur pritet të riktheheni në Kosovë? Skeraj: Të shtunën do të rikthehem me krye lart, pasi nuk kam dështuar në prova, por në pyetje ka qenë një gjë tjetër.
Sa jeni i informuar për ndryshimet e këtij afati kalimtar në skuadrën tuaj? Skeraj: Jam i informuar. Më vjen mirë që skuadra është përforcuar me dy futbollistë cilësorë.
Futbollistët e ardhur në Prishtinë janë ofansiv. A ju tremb tash konkurrenca në skuadër? Skeraj: Nuk më frikon konkurrenca. Sikur të kisha frikë nga konkurrenca unë s’do të vija në Gjermani. Kjo konkurrencë do të jetë e mirë për skuadrën, pasi futbollistët janë të pashmangshëm për të arritur suksese klubi.
Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tetë me nëntë pikë më pak se liderja aktuale. Cili mund të jetë suksesi i Prishtinës në këtë kampionat? Skeraj: Në vjeshtë nuk kemi qenë në formë dhe kemi pasur një krizë të rezultateve, por me punë dhe përkushtim besoj se do të arrijmë ta mbrojmë titullin e kampionit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3121 |