Ministri Beqiri ka pritur autorët e librit, “Integrimi i trajnimit mental në sport” | ||||
|
Numri një i sportit të Kosovës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Valton Beqiri, të hënën ka pritur Prof. Dr. Lars Eric Unesthal dhe z. Albert Bunjaki, autorë të librit “Integrimi i trajnimit mental në sport”. “Fillimisht, Ministri Beqiri i përgëzoi autorët Prof. Dr. Unesthal dhe z. Bunjaki për punën dhe angazhimin e tyre që ky libër t’i jepet në duar lexuesit kosovar edhe në gjuhën shqipe. Në këtë kontekst, ai tha se ky është libri i parë i këtij zhanri i botuar në vendin tonë dhe se, me botimin e tij, sportistët dhe shoqëria civile do të përfitojnë në rrafshin e ushtrimeve mentale në sport”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga MKRS-së. Sipas këtij njoftimi autori Prof. Dr. Lars Eric Unesthal, tha se “ndjehet krenar për punën e bërë, sepse, siç u shpreh ai, ky libër ka të bëjë edhe me ndërtimin e shtetit të ri jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por edhe të ndërtimit të jetës së re”. “Në anën tjetër, autori Albert Bunjaki e falënderoi Ministrin Valton Beqiri për përkrahjen në realizimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm, duke shtuar se me këtë projekt do të mundësohet që Integrimi i Trajnimit Mental (ITM) në Sport të jetë pjesë e sportit kosovar dhe e popullatës kosovare”, thuhet në njoftimin e MKRS. Duhet cekur se botimi i këtij libri u mbështet financiarisht nga MKRS. (Ne foton e vogel, Albert Bunjaku, njeri prej dy autoreve te librit) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2992 |