HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sami Geci, qendron si kapiten i Drenicës!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Shkurt 2010 16:47   pdfShtypEmail

drenica 2005-06Kapiteni i Klubit të Futbollit Drenica, Sami Geci, ende nuk është duke menduar për pension, pavarësisht që ka mbushur 35 vjet. Ai ka thënë se nuk ka arsye të mendojë për pensionim, pasi ende po ndihet mirë fizikisht. Geci synon që të luajë edhe në kampionatin e ardhshëm.

“Ende nuk kam vendosur se kur do të pensionohem. Është vështirë të parashikohet një gjë e tillë. Do të vazhdoj të luaj, pasi ende jam mirë fizikisht dhe shumë mirë po i përballoj stërvitjet. Besoj se do të luaj edhe në kampionatin e ardhshëm”, ka thënë Sami Geci.

Kapiteni i skuadrës nga Skenderaj ka bërë të ditur se dëshiron të rrëmbejë një trofe para se të pensionohet. Ai është i vetishëm për pozitën që ndodhet skuadra e tij, por si duket Kupa e Republikës së Kosovës është synim i mbrojtësit drenicas.

“Në këtë kampionat nuk i kemi punët mirë, por shpresoj se do të përfundojmë në mesin e shtatë skuadrave më të mira. Synimi im është që ta rrëmbejmë një trofe para se të përfundoj karrierën, dhe gjasat janë që kjo dëshirë të më plotësohet këtë vit, duke e rrëmbyer Kupën”, ka shtuar Geci. Skuadra e Drenicës edhe përkundër përforcimeve të mëdha në fillim të kampionatit nuk arriti të ketë rezultate të kënaqshme, pasi stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e nëntë me 21 pikë të tubuara.

Veton Zymberi


busy
komente