Gani Sejdiu i kënaqur per fitoren | ||||
|
Trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu, ka thënë të hënën se është i kënaqur që skuadra e tij arriti trepikëshin e dytë në këtë edicion të garave. “Xehetarët†fituan derbin përballë Hysit 3-2, të dielën që lamë pas. Timonieri mitrovicas, Gani Sejdiu, është i kënaqur me fitoren, por jo edhe me lojën e shfaqur të skuadrës së tij. Ai thotë se të përzgjedhurit e tij mund të tregojnë lojë më të mirë. “Jam i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Hysit, por s’jam i kënaqur me lojën që kemi shfaqur. E kuptoj se Hysi ka skuadër të mirë, me një mesfushë dhe mbrojtje të fortë, por në radhët tona s’kanë funksionuar ashtu siç duhen - mesfusha dhe mbrojtja, megjithatë jam i lumtur që arritëm trepikëshin e dytë në këtë edicionâ€, ka thënë Sejdiu. I pari i mitrovicasve ka theksuar se “nuk është lehtë të fitosh dy ndeshjet radhazi përballë dy skuadrave të mëdha siç janë Prishtina e Hysiâ€. “E kemi nisur mjaft mirë këtë sezon. Të them të drejtën s’kam pritur qysh në fillim të këtij kampionati t’i fitojmë dy ndeshje radhazi në ballafaqim me Prishtinën dhe Hysin, skuadra këto të mëdha në futbollin tonë. Gjashtë pikët e fituara për dy ndeshje janë motive të mëdha për skuadrën tonë, motive shtesë për ta vazhduar serinë e fitoreveâ€, ka theksuar Sejdiu. Trepça, që tashmë i prin renditjes tabelore, në xhiron e ardhshme do të takohet me Gjilanin, kjo e fundit ende s’ka fituar asnjë pikë në këtë kampionat. Sipas Sejdiut, djelmoshat e tij do t’i kërkojnë pikët e plota edhe në duel me Gjilanin. “Sfida e radhës ndaj Gjilanit aspak s’do të jetë e lehtë, për faktin se gjilanasit ende s’kanë arkëtuar asnjë pikë në këtë sezon, megjithëse po kërkojnë rezultat të favorshëm në takim me ne. Jemi duke kaluar në një formë të mirë, prandaj edhe në Gjilan udhëtojmë me objektivë që ta vazhdojmë serinë e fitoreve. Besoj se nga Gjilani do të kthehemi me pikët e plotaâ€, ka përfunduar Sejdiu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3971 |