HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shoshi : Nuk ma kane imponuar doreheqjen
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Shkurt 2010 14:02   pdfShtypEmail

valdet_shoshiTrajneri i njohur pejan, Valdet Shoshi, ka folur për thashethemet rreth dorëheqjes së tij nga posti i trajnerit në KF Drenica. Ai ka thënë se dorëheqja ka ardhur si pasojë e obligimeve familjare, e jo ndërhyrjeve të drejtuesve dhe mos dëgjimit të futbollistëve. Shoshi ka bërë me dije se raportet në klub kanë qenë vërtet të shëndosha.

“Ka shumë thashetheme rreth dorëheqjes time, por arsyeja e vërtet është se jam larguar per shkak te obligimeve familjare. Me të gjithë në klub kam pasur raporte të mira dhe çdo ka qenë në rregull. Nëse do të kisha pasur probleme me futbollistë, do të kisha bërë përpjekje që t’i rregulluar. Edhe dorëheqjen e kisha parë të rrugës”, ka thënë Valdet Shoshi, duke shtuar ndërkohë se: “Në Drenicë kam bërë shumë miq. Do t’i kisha falënderuar të gjithë në klub, në veçanti tifozët, të cilët na kanë përkrahur vazhdimisht”.

Tekniku Valdet Shoshi para gjashtë muajsh kishte ardhur me shumë bujë në krye të skuadrës kuqezi, dhe nga adhuruesit e kësaj skuadre ishte cilësuar si shpëtimtar i skuadrës, por ai u largua kur është pritur më së paku. Ai ka thënë se i vjen keq që është larguar nga skuadra në çastet më të vështira për skuadrën, por ka shprehur mendimin se ka bërë punë të mirë në klub.

“Më vjen keq që punën e nisur e lash në gjysmë, por lirisht mund të them se kam bërë një punë të mirë në klub. Kam arritur të bëj ndryshime në lojën e skuadrës dhe kam bërë ndryshim edhe në pranimin dhe shënimin e golave. Gjithashtu, edhe sigurinë dhe vetëbesimin i kam rikthyer në skuadër”, ka shtuar Shoshi, i cili beson se skuadra do të arrijë të mbetet anëtare e elitës së futbollit të Kosovës.

Ish-trajneri i Besës, Valdet Shoshi, është trajneri i dytë që ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në skuadrën e Drenicës. Një gjë të tillë më herët e kishte bërë edhe Xhafer Dobra. Shoshi ka thënë se nuk janë shqetësuese dorëheqjet e shumta në këtë edicion garash. “Nuk jam në gjendje të flas shumë rreth dorëheqjeve të shumta të trajnerëve në këtë kampionat, por këto ndodhin më shumë shkaku i financave të limituara nëpër klube. Nuk mendoj se janë shumë shqetësuese dorëheqjet e trajnerëve”, ka përfunduar Shoshi.

Veton Zymberi


busy
komente