HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Genc Hoxha ndëshkon Bandiçin
nga AlbaniaSoccer   E premte, 28 Gusht 2009 22:03   pdfShtypEmail

genc_hoxha.1_107180553Trajneri i skuadrës së Besës nga Peja, Genc Hoxha, ka bërë të ditur të enjten se “gardiani” Valmir Bytyçi do të rikthehet në formacionin e parë për takimin e kësaj fundjave kundër modestëve nga Kastrioti. Si duket gabimi i Bandiçit në takimin kundër Ferizajt e ka shtyrë Hoxhën ta rikthejë në formacionin bazë anëtarin e përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Valmir Bytyçin.

“Valmir Bytyçi ka munguar për shkak se nuk ishte i përgatitur sa duhet. Në takim kundër KEK-ut do të jetë titullar”, ka thënë Genc Hoxha, skuadra e të cilit në dy takimet e para ka arritur të sigurojë vetëm një pikë.

“Çdo fillim është i vështirë, por ankesa nuk kam as në përgatitje e as në angazhim. Në takimin e parë kishim tetë raste dhe nuk arritëm të shënojmë, kurse në takimin e dytë pësuam humbje nga gabimet tona”, ka shtuar ai. 

Tekniku gjakovar, i vetëdijshëm me situatën që po kalon skuadra e tij, ka paralajmëruar kundërshtarin e kësaj fundjave, KEK-un, e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, se do të mposhtet në stadiumin “Shahinhaxhislami”.

“Skuadra e KEK-ut është shumë e fortë, por ne jemi të motivuar për këtë takim. Në këtë edicion nuk mund të gjesh një kundërshtar të dobët. Fitoren e fillojmë kundër KEK-ut”, ka thënë Hoxha.

Skuadrës së Besës për takimin kundër KEK-ut do t’i mungojnë sulmuesi Krenar Vokshi, që është i lënduar dhe mbrojtësi Florent Papuçi, shkaku i kartonëve.


Fatmir Bytyçi


busy
komente