HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / Prishtina - Drenica 3-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 21 Mars 2010 22:30   pdfShtypEmail

prishtina_liriaKampionia në fuqi, Prishtina, ka mundur bindshëm 3-0, Drenicën, të dielën në stadiumin e qytetit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së 19-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Trepikëshi i kampionëve ndaj drenicasve, këndellë këtë skuadër pas humbjes se pësuar një javë më parë ndaj Besës së Pejës.

Pas vetëm pesë minuta lojë, ishte sulmuesi i Prishtinës, Suad Saliagiq, më goditje precize sjell avantazhin e skuadrës së tij prej 1-0.

Drenicasit patën rast të barazojnë shifrat nëpërmjet Hajdarit (14), por goditja e tij kaloi mbi shtyllën transversale.

Ndërkaq Genc Sermaxhaj (39), më eurogolin e tij zë të papërgatitur portierin Shosholli, duke e sjell Prishtinën në epërsi prej 2-0.

Më të filluar fraksioni i dytë i lojës Besim Bajraktari i Drenicës, shënon gol, por sipas gjyqtarit goli anulohet më për shkak së Bajraktari ka shënuar nga pozita jashtëlojë. Fituesin e kësaj ndeshje e vulosi rezervisti Ardian Kozhani (75), i cili më një gjuajtje të saktë mposht portierin Shosholli, duke përcaktuar rezultatin përfundimtar Prishtina - Drenica 3-0. Prishtina më këtë fitore arrin kuotën e 26 pikëve, duke bërë një hap progresive në renditjen tabelore, kurse Drenica, mbetet në zonën e rrezikshme më 22 pikë.

Deklaruan pas lojës:

Behar Maliqi, kapiten i Prishtinës: “Ishte një ndeshje më ngarkese psikike. Kësaj ndeshje iu kemi qasur për të fituar dhe mendoj se më lojën që treguam merituam fitoren. Besoj se do të vazhdojmë serinë e fitoreve edhe në takimet tjera”.

Tahir Lushtaku, trajner i Drenicës: “Humbëm ndeshjen më gabimet tona. Krijuam disa raste të mira shënimi, por që nuk i konkretizuam. Goli i anuluar ishte i rregullta. Disa gjyqtar janë skandaloz”.

Prishtina - Drenica 3-0

Shikue: Mbi 500

Gjyqtar: Baliu, Latifi, Zeqiri

Kartona Verdh : Saliagiq (Pr), Jashari, Tahiraj (Dr)

PRISHTINA: Feim Statovci, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Genc Sermaxhaj (Ardian Kozhani), Behar Maliqi, Azem Ahmeti, Labinot Dajaku, Suad Saliagiq (Agron Skeraj), Astrit Fazliu (Haggai Leboo)

DRENICA: Enes Shosholli, Artan Hajdari, Fisnik Lushtaku, Sadat Jashari (Liridon Behrami), Sami Geci, Dukagjin Gashi, Liridon Syla (Ermal Brahimi), Mensur Limani, Besim Bajraktari, Visar Tahiraj (Premton Muja), Fitim Haliti

Fatmir Bytyci


busy
komente