HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / Vellaznimi - Prishtina 2-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Mars 2010 04:01   pdfShtypEmail

vellaznimi_skuaderVëllaznimi ka arritur nje fitore shumë të rëndësishme ndaj skuadres me shume pretendime dhe Kampiones ne fuqi Prishtina. Pjesëloja e parë ka qenë tërësisht e kontrolluar nga mysafirët të cilët pos mbizotërimit të plotë në gjysmëfushë dhe krijimit të rasteve për të shënuar arritën që me një goditje të Saliagiqit të shënojne tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. Saliagic pati edhe disa raste te tjera me pare sesa arriti te shenoje, por pa rezultat, pasi topi u grushtua nga portieri Mushica.
Pjesa e dytë ishte më e ndezur dhe sulmet e shpeshta te Vëllaznimit i krijuan mundesi vendasve te shtojne presionin. Ishte minuta e 49-të kur Rogova në brendi të zonës u rrëzua nga mbrojtja prishtinase në rremujen e krijuar dhe gjyqtari akordoi nje 11-metersh pas nje gabimi te portierit Racaj.
te cilin e ktheu ne gol Gjeraj. Tetë minuta më vonë Vëllaznimi shënoi golin e fitores nga një aksion që as që dukej për gol por që kontribuoi perseri portieri Racaj i cili bashkë me topin e harkuar nga thuaja mesfusha u fut në portën e tij. Kjo erdhi pas rrëshqitjes së tij por ndonëse dy gjyqtarët, kryesori Kelmendi dhe ndihmësi i tij Zeqiri sinjalizuan se portieri Racaj ishte futur bashkë me top në gol, reagimet e prishtinasve jo vetëm në fushë por edhe në bankinë ishin të fuqishme duke protestuar masivisht. Nje situate e nderlikuar u krijua edhe ne fushe pai pati raste edhe të fërkimeve të futbollistëve si dhe hedhje të sendeve nga publiku. Goli i dytë i Vëllaznimit që rezultoi të ishte edhe i fitores ka sjellë më pas shumëçka për tu dëshiruar nga futbolli pasi “nervat i humbën” të dy ekipet, në veçanti kampioni aktual. Vendësit, dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt kërkonin penallti por ndërhyrja ndaj Rogovës në zonë për gjyqtari Kelmendi ishte në rregull. Fitoren e Vëllaznimit kryetraineri Ajet Shosholli e ka vlerësuar si të arrirë me rezultat real ndonëse sipas tij loja nuk ka qenë e pëlqyeshme për sy porse pikën ishin imperative. Ndryshe ka deklaruar pas ndeshjes Ramiz Krasniqi, kryetraineri i Prishtinës i cili ka konstatuar se “është një fitore e turpshme për futbollin e Kosovës”. Duhet theksuar se gjatë tërë ndeshjes, që nga fillimi, bankina e prishtinasve reagonte thuaja në çdo vendim të gjyqtarit, edhe atëherë kur Azemi luajti me dorë. Ndërsa pos tensioneve të shkaktuara në fushë edhe pas përfundimit të ndeshjes tek hyrja në teshatore u krijua një tollovi ndërmjet disa shikuesve dhe futbollistëve të Prishtinës ku për fat të mirë policia reagoi shumë shpejtë.

Vëllaznimi-Prishtina 2:1 (0:1)

Stadiumi i qytetit.

Shikues: 3000.

Gjyqtarë: I.Kelmendi, E.Baliqi, E.Zeqiri.

Shënues: Gjeraj, (50) dhe Dylazeka (57) për Vëllaznimin, Saliagiq (42) për Prishtinën.

KV: Rexhepi, Prekopuca, Mushica, Gashi (Vll), Maliqi, Kukaj, Kozhani, Zejnullahi (Pr).

Vëllaznimi: Mushica, Efendija, Dylazeka, Kasapi, Hashani, Rexhepi (Prekopuca), Gjeraj, Mustafi (Gashi), Milicaj, Hasan (Raqi), Rogova.

Prishtina: Racaj, Kukaj, Ibrahimi (Berisha), Vokshi, Krasniqi, Ahmeti, Sermaxhaj (Skeraj), Fazliu (Zejnullahu), Saliagiq, Kozhani.


busy
komente