Futboll / FC Prishtina pret skuadrën e Trepçës | ||||
|
Kampionët synojnë ta “shkelin” edhe liderin “Pasi kaluam me sukses përballjen me Besën, tashmë jemi përgatitur për duelin e radhës kundër Trepçës. Ky takim është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Nuk do ta kemi aspak lehtë ndaj Trepçës, për faktin se është skuadër e mirë, por synimi ynë edhe në këtë duel është që të arkëtojmë edhe tri pikë të reja”, ka thënë KrasniqiPrishtinë, 13 prill - Fitorja në fundjavë kundër skuadrës së Besës e ka motivuar skuadrën kampione për takimet e radhës. Trajneri i kampionëve aktual, Ramiz Krasniqi ka kërkuar fitore edhe ndaj skuadrës lidere, Trepçës në takimin derbi të Javës së 24-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. “Pasi kaluam me sukses përballjen me Besën, tashmë jemi përgatitur për duelin e radhës kundër Trepçës. Ky takim është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Nuk do ta kemi aspak lehtë ndaj Trepçës, për faktin se është skuadër e mirë, por synimi ynë edhe në këtë duel është që të arkëtojmë edhe tri pikë të reja”, ka thënë Krasniqi. Ndërsa në anën tjetër Gani Sejdiu, trajner i skuadrës së Trepçës, ka thënë se edhe barazimi nuk do të prishte punë, pasi skuadra e Prishtinës ka filluar të rikthej formën dhe luanë para shikuesve të vetë. “Si çdo takim tjetër edhe ky me Prishtinën do të jetë interesant, për vetë faktin se në mendojmë ta ruajmë pozitën aktuale. Jemi të përgatitur mirë dhe udhëtojmë për rezultat pozitiv. Prishtina ka skuadër cilësore dhe fitorja e fundit në Pejë i ka motivuar edhe me shumë. Mirëpo lojtarët e mi duhet të jetë shumë të koncentruar dhe të japin maksimumin nëse dëshirojnë të marrim pikë nga ky takim”, ka thënë Gani Sejdiu, i cili nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Patrik Doçit. Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2271 |