Futboll / Prishtina - Gjilani 1:0 (1:0) | ||||
|
Humbje e rëndë për Gjilanin Shënues: Suad Saliagiq (45) Prishtinë, 9 maj - Sulmuesi i Prishtinës, Suad Saliagiq më golin e tij në minutën e 45-të, ia ka siguruar pikët e plota skuadrës së tij në përballje me Gjilanin. Prishtina dhe Gjilani, janë ballafaquar të dielën në kryeqytet në kuadër të Javës së 29-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Kampionët në fuqi, më këtë fitore i kanë shkaktuar humbje të rëndë skuadrës së Gjilanit, e cila tashmë ka shumë pak gjasa që ta ruaj statusin e anëtarit të elitës së futbollit të Kosovës. Futbollistët e Prishtinës, shumicën e lojës kishin iniciative të lehtë në terren, dhe se, angazhimi i tyre ishte i nivelit mesatare, ndërkaq gjilanasit më gjithë angazhimin e tyre maksimal nuk ia dolën që ta marrin asnjë pikë në kryeqytet, ndonëse kishin disa raste te mira për shënim. Nigeriani Jisieke (10), rrezikoi portën e vendësve, por gjuajtja e tij kaloi skaje shtyllës pingule. Pas katër minuta lojë mysafirëve iu kundërpërgjigje Behar Maliqi, i cili gjuan furishëm nga një lartësi rreth 20 metra, por portieri gjilanas me mund të madh e dëbon topin jashtë portës. Kur pritej përfundimi i pjesës së parë të lojës, Suad Saliagiq më një gjuajtje precize prek rrejtën e Gjilanit dhe sjell në avantazh Prishtinën prej 1:0. Në pjesën e dytë të lojës, kur tashmë mysafirët nuk kishin se çka të humbin në lojë, më të gjitha forcat kërkonin golin e barazimit. Të gjitha sulmet e mysafirëve mbrojtja “bardhekaltër” i ndalët më sukses, madje prishtinasit nga kundërsulmet farë lehtë kanë mundur të shtojnë epërsinë sikur Agron Skeraj (82, 90), të shënonte, por në të dy rastet e krijuara Skeraj dështoi ballë për ballë më portierin Sermaxhaj. Deklaruan pas lojës: Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës: “Mendoj se kjo ndeshje ishte e ngarkuar psiqikisht. U pa se nuk ka pas kurdisje. Disa nga lojtarët tonë të vetmuar nuk shënojnë, kjo është për t’u habitur. Megjithatë fitorja është e merituar. Ne të hënën do ta analizojmë lojën dhe do të shohim se si humben rastet çfarë ishin në këtë takim”. Muharrem Sahitit, trajner i Gjilanit: “Ndeshje shumë e vështirë. Ka kohë që se kam pa Prishtinën të luaj më një ritëm të tillë. Fitores së Prishtinës, i kanë ndihmuar edhe referimi. Kështu e ka futbolli. Është humbje e madh për ne”. Box Prishtina - Gjilani 1:0 Stadiumi i qytetit Shikues: rreth 300 Gjyqtarë: Qorraj, Berisha, Brahushi Kartonë të verdhë: Ibrahimi (Prishtina), Jisieke (Gjilan) PRISHTINA: Feim Statovci, Besnik Krasniqi (Viktor Kuka), Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Ardian Kozhani, Taulant Dajaku, Suad Saliagiq (Arbër Sahiti), Faton Zejnullahu (Agron Skeraj). GJILANI: Enver Sermaxhaj, Ridvan Uka (Drilon Berisha), Florim Murseli (Arben Zeqiri), Petrit Preniqi, Ylber Kastrati, Besmir Xhika, Agron Beqiri (Liridon Hasani), Muhamet Dragusha, Xhevdet Muji, Ismet Ramushi, Chijioke Jisieke. Fatmir Bytyci Raiffesien Superliga / Java e 29-të Ferizaj - Kosova 2:1 Drenica - Vëllaznimi 0:0 Prishtina - Gjilani 1:0 Trepça - Flamurtari 1:1 Besa - Liria 1:0 KEK-u - Hysi 1:0 Tabela 1. Trepça 29 14 10 5 41:23 52 2. KEK-u 29 13 8 8 45:28 47 3. Besa 29 13 6 10 34:22 45 4. Prishtina 29 13 6 10 32:29 45 5. Hysi 29 13 5 11 47:35 44 6. Liria 29 12 7 10 35:29 43 7. Flamurtari 29 11 10 8 36:35 43 8. Ferizaj 29 11 5 13 25:34 38 9. Drenica 29 10 7 12 32:42 37 10. Vëllaznimi 29 9 5 15 26:41 32 11. Kosova 29 7 7 15 22:37 28 12. Gjilani 29 5 10 15 26:45 25 Në javën e 30-të takohen: KEK-u - Ferizaj, Hysi - Besa, Liria - Trepça, Flamurtari - Prishtina, Gjilani - Drenica, Vëllaznimi - Kosova. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3214 |