HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superligë /Nxehet lufta per titull
nga AlbaniaSoccer   E martë, 18 Maj 2010 19:18   pdfShtypEmail

bylbyl_sokoli

Sokoli: Takimi kundër Besës vendimtar


Prishtinë, 18 maj - Fitorja në xhiron e fundit kundër Ferizajt dhe barazimi i Trepçës me Lirinë ia ka hapur rrugën edhe më shumë skuadrës së KEK-ut drejt titullit të kampiones. Trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, duke u shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe rezultatin në takimin e fundit, ka thënë se takimi kundër Besës në “Shahinhaxhiislami” do të jetë vendimtar për skuadrën e tij.

“Të gjithë jemi të kënaqur me rezultatet dhe me angazhimin e futbollistëve. Takimi kundër Besës do ta përcaktojë fatin tonë të mëtutjeshëm që të jemi në kreun e tabelës apo të shuhen gjasat për titull. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Besës, pasi kjo skuadër luan shumë mirë si vendës. Të gjithë futbollistët janë në dispozicion dhe besoj se do ta japin maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë për “Epokën e re”, Bylbyl Sokoli.

Edhe tri xhiro kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit, dhe shefi i Shtabit Teknik në skuadrën nga Kastrioti, Bylbyl Sokoli, ka shprehur mendimin se skuadra e Trepçës e ka orarin më të përshtatshëm për takimet e mbetura.

“Nuk jemi të preokupuar se me çdo kusht të fitojmë një kampionat. Është mirë që të jemi aty, por do të jetë shumë e vështirë. Orari ynë nuk është shumë i përshtatshëm, kurse ai i Trepçës është më i mirë”, ka shtuar ai.

Skuadra e KEK-ut i shkon Besës, e pret Trepçën në xhiron e parafundit dhe në fund i shkon Prishtinës. Ndërsa Trepça e pret Hysin, i shkon KEK-ut dhe në fund e pret Besën e Pejës.

Veton Zymberi


busy
komente