Gjilani e përfundon dramën me barazim | ||||
|
Skuadra e Gjilanit ka arritur që të nxjerr një pikë në ballafaqim me skuadrën e Kosovës nga Vushtrria duke luajtur baras 2:2 në kuadër të javës së pestë në Raiffeisen e Kosovës në Futboll. Në pjesën e parë të takimit skuadra mysafire arriti të shënoj dy herë. Në minutën e (26), nëpërmjet Zyqakut. Ndërsa golin e dytë vushtrriasit e shënuan në minutën e fundit, kur mbrojtësi Ukzmajli pengon në mënyrë të parregullt Zabergjën, ndërsa Zeneli u tregua i sakët nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë vendasit kishin me shumë nga loja, dhe në minutën e (87) sulmuesi Liridon Hasani me kokë shënon golin e parë, kurse mbrojtësi Fitim Bajrami nga 18 metra shënon për rezultatin 2:2.  Deklaruan pas ndeshjes  Agron Selmani, trajner i Gjilanit: “Ishte një ndeshje e mirë, edhe pse ne gjatë 45 minuta të dyta luajtëm me një futbollistë më pak, dhe se kjo më duket se është bërë traditë për ne. Nuk e kam ves të komentoj referimin, por sot ishte e pakuptimtë. Kryesorja është që djemtë po e dëshirojnë fitoren dhe arritëm në fund të marrim një pikëâ€. Arbënor Morina, trajner i Kosovës: “Gjatë gjithë kohës para se të fillon Superliga kam thënë se në këtë edicion është një konkurrencë e fortë dhe nuk ka favoritë. Kjo u dëshmua edhe në këtë ndeshje, ku skuadra e Gjilanit ishte në disavantazh deri në tre minuta të fundit, mirëpo barazoi atë. Uroj për angazhim futbollistëve të Gjilanitâ€.  Stadiumi i qytetit në Gjilan Shikues rreth 400 Gjyqtarë: P. Hasani.Z. Miranaj, M. Aliu Kartonë të verdhë: Uka, Muji (Gjil), Vilanci (Kos). Kartonë të kuq: Ukzmajli (Gji). GJILANI: Sermaxhaj, Bajrami, Ukzmajli, Syla, Uka (Frangu), Hyseni, Osmani, Zeqiri (Idrizi), Preniqi (Zubaku), Hasani,  Muji. Kosova (V): Sadiku, Mehmeti, Zabergja, Cakaj, Zuqaku (Hasi), Vilanci, Zeneli, Maxhuni, Rama, Uka, (Ahmeti), Sokoli (Musliu). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4917 |