Arsim Abazi jep dorëheqje | ||||
|
Trajneri i skuadrës së Ferizajt, Arsim Abazi ka bërë të ditur se nuk dëshiron të jetë në krye të skuadrës së tij të zëmrës edhe në edicionin e ardhshëm. Sipas, tij ska asnjë gjë që ja ndryshon mendimin. “Takimi i fundit në Superligë ka qenë i fundit për mua si trajner i Ferizajt. Nuk marr parasysh kurrfarë kushtesh që më ofrojnë, dhe absolutisht s’jam i interesuar të punoj për klubin tim. Duhet shumë rregull të ketë, ndërsa unë dyshoj se me këto kushte mund të bëhet një klub që meriton të jetë në Superligë. Kështu siç jemi, jemi një klub mesatar, që meritojmë të jemi në Ligën e Parë ose të Dytën”, ka thënë Arsim Abazi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3833 |