HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Muharrem Sahiti i shqetësuar për Gjilanin
nga AlbaniaSoccer   E premte, 11 Shtator 2009 11:16   pdfShtypEmail

muharrem sahiti“Më vjen shumë keq për gjendjen nëpër të cilën po kalon skuadra e Gjilanit. Në këtë skuadër kam kaluar kohë të gjatë. Vërtet ende është në zemrën time, por jam optimist se kjo skuadër shumë shpejt do të këndellët. Takimi kundër Kosovës tregoi se futbollistët e Gjilanit kanë karakter dhe nuk dorëzohen lehtë”, ka thënë Muharrem Sahiti

Nga Veton Zymberi

Trajneri aktual i skuadrës së Hysit, Muharrem Sahiti, është shprehur i shqetësuar për gjendjen nëpër të cilën po kalon ish-skuadra e tij, Gjilani. Ai ka shprehur optimizëm se kjo skuadër shumë shpejt do të arrijë ta marrë veten dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.

“Më vjen shumë keq për gjendjen nëpër të cilën po kalon skuadra e Gjilanit. Në këtë skuadër kam kaluar kohë të gjatë. Vërtet ende është në zemrën time, por jam optimist se kjo skuadër shumë shpejt do të këndellët. Takimi kundër Kosovës tregoi se futbollistët e Gjilanit kanë karakter dhe nuk dorëzohen lehtë”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Sipas Sahitit, nëse skuadra nga Merdara ka më shumë fat, me siguri se do të ishte në krye të tabelës.

“Mirë e kemi filluar. Kemi mundur të jemi edhe liderë. Kemi luajtur mirë në katër ndeshje, përpos që kundër Kosovës s’ishim në nivel. Tash jemi duke punuar që paraqitjet tona të përmirësohen dhe me lojë të mirë t’i rikthejmë shikuesit në stadiume”, ka shtuar Sahiti.

Optimist kundër KEK-ut

Takimin e radhës skuadra nga Merdara do të zhvillojë në Kastriot kundër të përzgjedhurve të trajnerit Bylbyl Sokoli. Strategu Muharrem Sahiti ka shprehur optimizëm për këtë derbi të Javës së Gjashtë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll.

“Do të jetë një takim shumë i vështirë dhe interesant, pasi edhe skuadra e KEK-ut demonstron lojë të hapur. Jemi të përgatitur dhe shkojmë për rezultat pozitiv. Hysi kërkon pikë nga çdo takim dhe jo vetëm nga takimet që zhvillohen brenda”, ka thënë ai. Skuadra e Hysit në takimin e fundit shënoi fitore kundër Ferizajt në minutat e kohës shtesë të lojës, ndërsa KEK-u pësoi humbje në kryeqytet nga Prishtina.


busy
komente