Shengyli : Në Prishtinë po kthehem pas dy dekadave | ||||
|
“Është nder për mua dhe privilegj që jam në FC Prishtina. Në Prishtinë po kthehem pas dy dekadave, në klubin që kam kaluar pjesën më të mirë të karrierës sime si futbollistâ€, ka thënë trajneri i ri i Prishtinës, Skënder Shengyli
Fatmir Bytyçi
Trajneri i ri i skuadrës kampione, Prishtinës, Skënder Shengyli, edhe zyrtarisht të martën ka bërë prezantimin e parë para medieve te shumta. Shengyli nga sot ( e martë), edhe zyrtarisht merre timonin e kryeqytetasve duke zëvendësuar Besnik Kollarin, i cili të hënën për shkak të rezultateve të dobët japi dorëheqje. Ish-futbollisti i gjeneratës së artë, Skënder Shengyli do të drejtoj Prishtinën, deri në fund të edicionit 2010.
Rugova: Shengyli, trajner i qëlluar
Drejtori gjeneral i klubit të futbollit Prishtina, Edmond Rugova është shprehur i kënaqur më angazhimin e Shengylit në krye te Shtabit Teknik, madje Rugova ka thënë se ndihet i lumtur që në klubin e tij ka ardhur ish-kolegu i gjeneratës së artë, Skënder Shengyli. “Pas dorëheqjes së Kollarit nga posti i kryetrajnerit, ne si kryesi u ulem dhe me punë intensive menjëherë gjetëm njeriun që do ta zëvendësueseje Kollarin. Kryesia në krye me kryetarin Remzi Ejupi vendosen që Shengyli do të jetë kryetrajner i ri Prishtinës. Shengyli, është koleg i imi dhe i gjeneratës së artë të viteve 80-ta. Emërimi i tij në postin e kryetrajnerit është zgjidhje e qëlluarâ€, ka thënë Rugova. Kujtojmë se Shengyli një kohë ka qenë kryetrajner i Ballkanit dhe së fundit drejtor i Shkollës së futbollit “Ballkani†nga Theranda.
Shengyli: Është nder dhe privilegj që jam në FC Prishtina
Trajneri i ri i kampionëve, ka pohuar se është nder dhe privilegj të jesh në krye të një klubi të suksesshëm siç është Prishtina. “Është nder për mua dhe privilegj që jam në FC Prishtina. Në Prishtinë po kthehem pas dy dekadave, në klubin që kam kaluar pjesën më të mirë të karrierës sime si futbollist. E mora Prishtinën në këto ditë të vështira, por mendoj se kjo krizë është momentale dhe se shpejti do të kalohet. Me drejtuesit e Prishtinës e kam nënshkruar kontratën deri në fund të kampionatit 2010, ndërsa bashkëpunëtorët e mi janë Sami Sërmaxhaj e Ramiz Krasniqiâ€, ka thënë Shengyli, i cili ka shtuar se: “Prishtina ka potencial, por kriza e rezultateve që ka është normale sepse çdo skuadër, madje edhe skuadrave me renome botërore mund të kalojnë nëpër kriza të tillaâ€. “Me Prishtinën do të luftojmë për kreun e tabelës, mirëpo nuk mundem të them se do të arrijmë vendin e parë. Prishtina ka futbollistë cilësorë dhe katër nga ta janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Na duhet një fitore për vetëbesim dhe të kthehem në rrjedha normale të rezultateveâ€, ka theksuar Shengyli. Prishtina, aktualisht renditet në vendin e dhjetë me vetëm dhjetë pikë të tubuara, aq sa kanë dy skuadrat e fundit të tabelës, Gjilani dhe Drenica. Prishtina, ndeshjen e radhës e luan në shtëpi të vet ndaj Hysit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3443 |