Ballkani / Ramadani: Synojmë fitoren kundër Lirisë, por bënë punë edhe barazimi | ||||
|
Sulmuesi i Ballkanit të Therandës, Fitim Ramadani ka respekt të madh për Lirinë, skuadër me të cilën do të përballen nesër në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, në kuadër të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë, por është optimist se portokallinjtë do të dalin të pamposhtur. “Kundër Lirisë presim një ndeshje të vështirë, por jo të pakalueshme. Të dyja skuadrat kemi futbollistë cilësor dhe pa dyshim se do të jetë një derbi i fqinjve. Ne hyjmë të motivuar në këtë sfidë pas fitores së javës së kaluar kundër Vëllaznimit. Qëllimi ynë është ta fitojmë edhe këtë takim që t’i shmangemi sa më herët zonës së rrezikut. Mirëpo, duke ditur cilësitë e Lirisë, atëherë sigurisht se nuk do të mbetemi të zhgënjyer as me barazim”, deklaroi Ramadani. Ai është i bindur se edhe mbështetja e tifozëve portokalli nuk do të mungojë. “Ne i kemi tifozët e zjarrtë dhe ata për ne janë lojtari i 12-të. Shpresoj se as të shtunën nuk do t’i zhgënjejmë”, shtoi Ramadani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3447 |