HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bekim Isufi : Jemi skuadër e kompletuar
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Tetor 2009 12:48   pdfShtypEmail

bekim_isufiKapiteni Bekim Isufi është shprehur i kënaqur pas takimit të parë në Kupën e Republikës së Kosovës në Futboll, ndërsa nuk shqetësohet për sfidat e radhës që e presin skuadrën e tij. Mendon se KEK-u ka skuadër cilësore dhe trajnerë të mirë

Veton Zymberi

Kapiteni i KF KEK-u, Bekim Isufi është shprehur i entuziazmuar me perfomancën e treguar nga skuadra e tij në përballje me skuadrën e Trepçës ’89 në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Republikës Kosovës në Futboll. Isufi skuadrën nga Mitrovica për nga cilësia e ka krahasuar me skuadrat e Superligës.

“Ishte një takim shumë i vështirë. Ishim përgatitur për këtë përballje, pasi skuadra e Trepçës ’89 ka futbollistë cilësorë. Jam shumë i kënaqur me lojën e treguar dhe me fitoren e arritur”, ka thënë Bekim Isufi, i cili mendon se loja kolektive dhe shpirti luftarak e bëjnë KEK-un të dallojë nga skuadrat e tjera.

Pas fitores së parë në takimin për Kupë, kapiteni i “elektricistëve” ka shprehur besimin se KEK-u do të jetë në garë deri në fund. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kupa të shkojë në Kastriot.

“Primare për ne mbetet Superliga, por as në kupë nuk do të dorëzohemi. Kemi shumë futbollistë cilësorë, kurse edhe trajneri ynë njihet për suksese në kupë. Shpresoj se do të triumfojmë në këtë garë”, ka shtuar tetëshja e “elektricistëve”.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli do të ketë orar të ngjeshur, pasi katër takimet e radhës do të jenë shumë të vështira. Mirëpo, kapiteni Bekim Isufi nuk shqetësohet, pasi mendon se skuadra e tij ka potencial për t’i përballuar këto takime.

“Vështirë do të jetë pasi do të takohemi me Vëllaznimin, Flamurtarin, Besën, Drenicën dhe me Prishtinën. Mirëpo, në këtë kampionat takim të lehtë nuk ka. Mendoj se ne kemi potencial t’i përballojmë këta derbi”, ka thënë Isufi.


busy
komente