"Boset" i rregullojne doreheqjet e trajnereve | ||||
|
Dorëheqja e shtatë trajnerëve në vetëm katërmbëdhjetë xhiro nuk është aq shumë befasuese për disa trajnerë aktualë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll, pasi, sipas tyre, sistemi i garave dhe ambiciet e klubeve shkaktojnë një gjë të tillë. Në fakt, që të shtatë trajnerët kanë dhënë dorëheqje, e asnjëri prej tyre nuk është shkarkuar. Kjo dukuri, sipas trajnerit Muharrem Sahiti, është shumë e përshtatshme për “bosët†e skuadrave. “Kjo dukur që ka filluar të shpeshtohet në Kosovë është shumë e përshtatshme për drejtuesit e klubeve, pasi me dhënien e dorëheqjes shkëputet edhe marrëveshja e cila i liron klubet nga obligimet që kanë për trajnerâ€, ka thënë Sahiti, i cili është në mesin e shtatë trajnerëve që kanë dhënë dorëheqje. Ai ka shprehur mendimin se disa njerëz që janë nëpër klube nuk kanë strategji, madje me eufori kërkojnë suksese. Mirëpo, ajo që pengon strategun gjilanas, është se “bosët†e klubeve po i detyrojnë në një farë mënyrë trajnerët për të dhënë dorëheqje. “Disa njerëzve që janë nëpër klube u mungon strategjia. Me eufori kërkojnë rezultate pozitive. Mirëpo, më e keqja është se, drejtuesit e klubeve po ua imponojnë dorëheqjen trajnerëveâ€, ka thënë Muharrem Sahiti. I pyetur se a i është imponuar dorëheqja nga detyra e trajnerit në KF Hysi, Sahiti është përgjigjur: “Në njëfarë mënyre po. Para se ta merrja detyrën e trajnerit në këtë skuadër shumë miq më kanë thënë se karakteri im nuk përshtatet me pronarin e klubit, por unë, për shkak të kushteve financiare, e pranova ofertën e kësaj skuadre. Në fund jam bindur se miqtë kishin pasur të drejtëâ€.
Sokoli: Pres edhe shkarkime të tjera
Ndërsa trajneri aktual i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, nuk duket shumë i shqetësuar me “tërmetet†që kanë ndodhur në këtë edicion të garave, madje pret edhe shkarkime të tjera në vijim të kampionatit. “Mendoj se janë të zakonshme në një kampionat si ky i Kosovës. Shumë raporte nuk janë të sqaruara. Gjithmonë ekzistojnë dyshimet tek trajnerët. Duke u bazuar tek natyra e garës, pres edhe shkarkime të tjeraâ€, ka thënë ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Bylbyl Sokoli.
Hoxha: Veprime shumë të ngutshme
Shefi i Shtabit Teknik në KF Besa, Genc Hoxha, nuk është aspak i kënaqur me dorëheqjet që kanë ndodhur në këtë edicion të garave. Sipas tij, drejtuesit e klubeve duhet të kenë më tepër durim deri në arritjen e rezultateve pozitive. “Fakti që 80 % e skuadrave kanë hyrë në këtë edicion për ta fituar titullin e kampiones, e arsyetojnë dorëheqjet e shtatë trajnerëve, të cilët janë të dëshmuar me vite në futbollin e Kosovës. Këtu faji më i madh padyshim është i drejtuesve të klubit, të cilët nuk kanë durim të presin për rezultate pozitive. Mendoj se do të ketë edhe dorëheqje të tjeraâ€, ka thënë Hoxha, i cili ka kujtuar një shkarkim të tij në kohën kur ishte trajner i skuadrës së Vëllaznimit. “Edhe mua më ka ndodhur të shkarkohem një herë kur isha trajner i skuadrës së Vëllaznimit. Ish-bashkëlojtari im, Aqif Shehu, më kishte shkarkuar kur ai ishte kryetar i klubit. Më pas shkova në KF Besa. Pas dy vjetësh ai u bind se kishte gabuar dhe më ftoi përsëri në klubâ€, ka shtuar Hoxha. Në këtë edicion dorëheqje kanë dhënë këta trajnerë: Gani Sejdiu (Trepça), Besnik Kollari (Prishtina), Blerim Mula (Vëllaznimi), Xhafer Dobra (Drenica), Muharrem Sahiti (Hysi), Agron Selmani (Gjilan), ndërsa ende nuk ka dhënë dorëheqje, dhe as nuk janë shkarkuar: Arbënor Morina (Kosova), Bylbyl Sokoli (KEK), Genc Hoxha (Besa), Erdogan Cilina (Liri), Jusuf Turtoshi (Flamurtar), Arsim Abazi (Ferizaj).
Veton Zymberi  Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3032 |