Zyrtare/ Bajram Zuqaku ne Prishtine | ||||
|
Pas largimit nga Hysi , Bajram Zuqaku kerkohej jo vetem nga shume skuadra ne Kosove, por ai gjithashtu lidhej edhe me ndonje kalim jashte Kosoves. Perfundimisht lojtari ka vendosur dhe ka arritur marreveshje per te qendruar ne vendin ku ai e kaloj femijerine , sic thote edhe vete futbollisti. "Kushtet qe mu ofruan nga Prishtina kane qene te mira , por edhe te kthehem ne skuadren ku kam kaluar femijerine jane disa prej arsyeve qe nenshkruajta me skuadren nga Kryeqyteti", theksoi lojtari. Marreveshja u arrit sot dhe ai pritet qe ti bashkangjitet skuadres ne stervitje keto dite. "Me skuadren e re tashme do ta jape maksimumin, sepse Prishtina eshte njera prej skuadrave me te mira ne Kosove" shtoi Zuqaku. Marreveshja e mban te lidhur me Prishtinen per 1 vit e gjysem. Shkumbin Kajtazi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4096 |