Fatih Karahoda: Fitore për “gjumë” të rehatshëm | ||||
|
KF Liria do të pres të enjten skuadrën e Vëllaznimit në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sulmuesi i skuadrës së Lirisë, Fatih Karahoda, ka thënë se skuadra e tij është e motivuar për fitore, pasi me tri pikë do të bëjë “gjumë” më të rehatshëm në pushimin dimëror. Ai shpreson të ketë shikues në numër me të madh, pasi ky takim pritet të jetë një spektakël i vërtetë. “Pas barazimit me Trepçën fitorja është e vetmja gjë që mendojmë. Përmirësimi i kohës është diçka pozitive për të dyja skuadrat, pasi mund të shfaqin lojë me të mirë. Mendoj që do të ketë shikues me shumë dhe do të jetë një atmosferë e zjarret sportive. Ne jemi të përgatitur që të marrim tri pikë dhe të mbyllim sezonin vjeshtor me fitore”, ka thënë Fatih Karahoda. Ndërsa mbrojtësit të Vëllaznimit, Fisnik Papuqi i mbetet merak se nuk do të mund të paraqitet në takimin e fundit të stinorit vjeshtor. Mirëpo ai ka shprehur bindje se shokët e tij të skuadrës nuk do të mposhtën në Prizren. “Me mbetet merak se nuk do të mund të luaj në takimin e fundit të këtij sezoni. Mirëpo jam optimist se do të nxjerrim të paktën një barazim në Prizren, çka do të ishte një pluse për skuadrën tonë”, ka thënë Fisnik Papuqi. Trajneri i Lirisë, Erdogan Cilina nuk mund të llogaris në shërbimet e Debatik Qarkagjise, kurse Vëllaznimit do të jetë i hendikepuar pa Fisnik Fapuqin dhe Luigj Buqajn. Pas gjashtëmbëdhjetë xhirove skuadra e Lirisë ka tubuar 23 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, kurse Vëllaznimi zë venin e parafundit me 14 pikë të grumbulluara.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2892 |