HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / Trepça'89 merr kryesimin pas javes se XXVI
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Maj 2012 16:19   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesTrepça’89 ka shënuar fitore në sfidën kundër Gjilanit, me rezultat bindës 4-0 dhe ka marrë kryesimin e Raiffeisen Superligës pas javës së XXVI. Skuadra mitrovicase arkëtoi tri pikë të vlefshme në garën për titull në kryeqytet, pasi Gjilani është duke vuajtur dënimin prej pesë ndeshje jashtë fushe për shkak të eksesit në takimin kundër Hysit. Golat për Trepçën’89 i shënuan Liridon Ahmeti (39’), Berat Hyseni (56’ e 90’) dhe Egzon Feka (90’+2’).

Fitore si mysafire shënoi edhe Liria, duke e mposhtur Trepçën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rezultat 3-1. Prizrenasit shfrytëzuan gabimet në mbrojtjen vendëse dhe brenda 30 minutave shënuan tre gola. Serinë e golave e hapit Admir Mehja në minutën e 12-të, kurse e vazhdoi Vedat Muriqi me golat e shënuar në minutat 24 dhe 25, ndërsa të vetmin gol për nikoqirin e shënoi Edmond Turku, në minutën e 80-të.

Ndërkohë, sfida ndërmjet Besës dhe Dritës, e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” ka përfunduar pa fitues dhe pa gola. Ndërkaq, fitore si vendas në këtë javë, krahas KEK-ut, të shtunën, kundër Vëllaznimit (3-2), realizoi edhe Hysi, që arriti të mposhtë Drenicën, me shifrat 2-1. Ndeshja në Merdar u dominua nga llapjanët, megjithatë kuqezinjtë nga Skenderaj shkuan me një gol epërsi në pushimin ndërmjet dy pjesëve. Vendësit kishin iniciativën, mirëpo gabuan në minutën e 22-të kur i bënë një dhuratë Drenicës. Pas harkimit të Faruk Statovcit, portieri i Hysit, Afrim Ademi u pengua nga bashkëlojtarët dhe Taulant Dajaku lehtësisht shënoi në portën e zbrazët. Mirëpo, në 45 minutat e dytë Hysi arriti ta përmbysë rezultatin. Shifrat u barazuan në minutën e 56-të, me golin e Besar Musollit, kurse golin e fitores e realizoi Mirsad Idrizi, në minutën e 83-të.

Raiffeisen Superliga / Rzultatet e javes se XXVI

Lepenci-Prishtina    1:1
KEK-u-Vëllaznimi    3:2
Hysi-Drenica    2:1
Besa-Drita    0:0
Gjilani-Trepça ’89    0:4
Trepça-Liria    1:3

Liga e Parë/ Rezultatet

Istogu-Hajvalia    1:1
Ferizaj-Ulpiana    1:0
Ramiz Sadiku-Llapi    0:1
Deçani-Fushë Kosova    4:1
Kosova (V)-Flamurtari    1:0
Ballkani-Rahoveci    2:1
2 Korriku-Feronikeli    3:2
Vita –pushoi


busy
komente