Raiffaisen Superliga/ Prishtina vazhdon te kryesoje dhe pas javes se XXX | ||||
|
Futbollistët e Prishtinës kanë fituar tri pikë në garën për titullin kampion, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Hysin në Merdar, me rezultat 3-2. Astrit Fazliu ka shënuar triplet në këtë sfidë (31’, 54’, e 56’) për kryeqytetasit, ndërsa Bajram Jashanica (45’) dhe Edon Zeqiri (50’) shënuan për vendësit. Fitore që e mban fuqishëm në hap për titull ka realizuar edhe Trepça’89 para tifozëve të vet në duel me Drenica, me rezultat 2-1. Drenicasit kaluan të parët në epërsi, me golin e Egzon Gashit, mirëpo mitrovicasit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Kastriot Rexha dhe Shpëtim Idrizi. Një pikë të rëndësishme ne trasfert ka arritur edhe Vëllaznimi në perballjel me Dritën, duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 0-0. Me këtë pikë gjakovarët mbesin edhe më tutje me shpresa për titull. Mjaft e paqartë mbetet edhe lufta për t’iu shmangur vendit të 10-të që dërgon në play-out. Lepenci ka marre tri pikë të mëdha në Kastriot në duel me KEK-un, me shifrat 6-5. Ndërkohë, ne trasfert ka fituar edhe Trepça, që aktualisht është në zonen e play-out, duke e mposhtur Gjilanin, me rezultat bindës, 4-0. Kjo fitore dhe dështimi i Lirisë në Pejë në duel me Besën (1-3) i ka rritur shpresat e “xehetarëve” për t’iu shmangur pozitës së 10-të. Trepça tash ka vetëm një pikë më pak se Liria. Raiffaisen Superliga Java e XXX rezultatet: Drita – Vëllaznimi 0-0 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3653 |