Raiffeisen Superliga/ Prishtina dhe Drita fitojne ne shtepi | ||||
|
Skuadra kampione në fuqi e Raiffeisen Superligës, Prishtina, e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri, duke shënuar fitore në duel me Trepçën, para tifozëve të vet, me rezultat 2-1. Por, deri te kjo fitore prishtinasit kanë arritur me shumë mund. Të dy golat për Prishtinën i realizoi Florim Bërbatovci, në minutat 61’ e 76’. Trepça kaloi e para në epërsi, në minute e 49-të, me golin e shënuar nga Erdin Hashani, kurse në minute e 64-ter, pati mundësi të rikthehej sërish në epërsi pas golit të parë të Berbatovcit, por gjuajtjen e Shpëtim Babajt nga penalltia e mbrojti Kushtrim Mushica, i cili në ato çaste e zëvendësoi Flamur Nezirin. Me të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Drita në përballje me Hysin. Gjilanasit e panë veten në disavantazh qysh në minutën e tretë, kur Labinot Osmani i kaloi bardhezinjtë në epërsi. Vendasit i barazuan shifrat tre minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Përparim Osmanit, i cili nga afërsia shënoi pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë. Ndërkaq, kur pritej përfundimi i 45-minutëshit të parë, më saktësisht në minutën e dytë shtesë, Ismet Ramushi i kaloi bardhekaltrit në epërsi pasi mori një top të mirë nga Osmani, duke vulosur edhe fitoren e skuadrës së tij. Ndërkohë, sfida në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Kosovës (V) u mbyll pa fitues dhe pa gola. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e javës së parë ku takohen Liria dhe Ferronikeli. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3310 |