HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina e Trepça fituan si mysafire, Hysi bindës në shtëpi
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Shtator 2012 10:14   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesPrishtina dhe Trepça kanë arritur të arkëtojnë nga tri pikë në udhëtim në kuadër të javës së 7-të në Raiffeisen Superligë, derisa Hysi është treguar tejet efikas para tifozëve të vet në duel me Kosovën (V). Skuadra kampione në fuqi e ka mposhtur Besë, në Pejë, me rezultat 4-2.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 41-të , me golin e shënuar nga Argjend Malaj, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit nga krahu i djathtë. Vetëm dy minuta më vonë prishtinasit shënuan edhe golin e dytë, kur topin e dëbuar nga një mbrojtës pejan pas gjuajtjes së Liridon Kukajt e dërgoi në rrjetën Driton Krasniqi. Megjithatë, pejanët reaguan shumë shpejt duke shënuar menjëherë në aksionin e parë, kur Endrit Maloku shënoi një supergol nga rreth 18 metra, derisa barazuan shifrat vetëm pas gjashtë minutash lojë nëpërmjet Egzon Gashit. Megjithatë, në minutat e fundit të kësaj sfide prishtinasit arritën të sigurojnë fitoren, duke shënuar edhe dy herë. Fillimisht në minutën e 83-të Besnik Krasniqi realizoi nga pika e bardhë, kurse në minutën e dytë shtesë, Florim Bërbatovci vulosi rezultatin përfundimtar, 4-2.

Fitore si mysafire shënoi edhe Trepça në duel me Drenicën në Skenderaj, me rezultat 2-1. Të tre golat e këtij ballafaqimi u shënuan në pjesën e dytë. “Xehetarët” kaluan në epërsi në minutën e 63-të me golin e Visar Sermaxhajt, por pesë minuta më vonë shifrat i barazoi Sami Geci nga penalltia. Mirëpo, për fitoren e rëndësishme të mitrovicasve u përkujdes Isuf Sejdiu, i cili shënoi në minutën e 74-t.

Ndërkohë, Hysi është treguar i pamëshirshëm ndaj Kosovës (V), duke e mposhtur në Merdar, me rezultat 4-0. Në këtë mënyrë, Luan Prekazi ka debutuar me humbje të thellë në bankinën e vushtrriasve, të cilët duket se do t’i presë punë e madhe për t’u stabilizuar. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Arlind Zylfallari, në minutat 22’ e 66’, derisa me nga një gol kontribuuan Fidan Ademaj 32’ dhe Fiton Hajdari 88’.

Rezultatet
Trepça’89-Vëllaznimi 1-0
Besa-Prishtina 2-4
Drenica-Trepça 1-2
Hysi-Kosova (V) 4-0

Sot
Drita-Liria
Hajvalia-Feronikeli


busy
komente