Raiffeisen Superliga/ Liria-Kosova (V) u mbyll pa fitues | ||||
|
Ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Kosovës (V), e cila u zhvillua sot në Gjakovë dhe e hapi javën e 13-të në Raiffeisen Superligë, është mbyllur pa fitues, 1:1. Të dy golat e kësaj sfide u shënuan në 45 minuat e parë, kurse karakteristikë e kësaj sfide ishte lëndimi i rëndë në këmbë i futbollistit prizrenas, Faton Palushi. Vushtrriasit shënuan të parët nëpërmjet Labinot Jetullahut, në minutën e 30-të, i cili e shfrytëzoi topin e dëbuar nga portieri Bujar Thaçi, pas gjuajtje së Valdrin Rashicës. Ndërkohë, prizrenasit barazuan në minutën e 43-të me golin e shënuar nga Vedat Muriqi, pas asistimit të Besart Islamajt. Me këtë barazim Liria ka mbetur në pozitën e 9-të, me 12 pikë, derisa Kosova (V) përkohësisht është ngjitur në pozitën e 10-të, me 11 pikë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5254 |