Raiffeisen Superliga/ Prishtina mund Driten | ||||
|
Futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore në derbin e javës së 16-të në Raiffeisen Superligë, pasi e kanë mposhtur Dritën, në kryeqytet, me rezultat 2:1. Golat për prishtinasit i realizuan Azem Ahmeti, në minutën e 12-të dhe Besnik Krasniqi, në minutën e 73-të. Ndërkaq golin e barazimit të përkohshëm për gjilanasit e realizoi Betim Syla, në minutën e 55-të. Edhe në katër takimet e tjera fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase. Vëllaznimi arriti t’i japë fund serisë negative, me fitoren kundër Drenicës, me golin e Atdhe Gashit, në minutën e 70-të. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Feronikeli në duel me Besën, me golin e Fidan Gërbeshit. Hajvalia e mundi Hysin me rezultat 2:0, me dy gola të Fillim Guraziut. Ndërkohë, Trepça është treguar skuadër më e mirë se Liria, të cilën e mundi me rezultat 3:1, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”. Arben Zhjeçi (6’) i solli në epërsi “xehetarët”, kurse Agron Skeraj (13’), riktheu Lirinë në lojë duke barazuar rezultatin në 1:1. Megjithatë, Shpëtim Babaj më një gol të bukur kaloi në epërsi 2:1, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Enis Zabërgja në minutën e fundit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6962 |