Raiffeisen Superliga/ Prishtina e rrit epërsinë ndaj ndjekësve | ||||
|
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore tejet të vështirë në kuadër të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Hajvalinë, të dielën, në kryeqytet, me rezultat 1:0. Deri te arkëtimi i këtyre tri pikëve bardhekaltrit kanë ardhur pas një loje zhgënjyese, me golin që e shënoi Behar Maliqi, me gjuajtje me kokë në minutën e 84-t. Me këtë fitore Prishtina është shkëputur në gjashtë pikë ndaj ndjekëses më të afërt, Trepçës’89. Fitore të rëndësishme para tifozëve të vet ka realizuar edhe Vëllaznimi, duke e mposhtur Hysin, 3:1. Ky trepikësh i mban me shpresa gjakovarët për mbijetesë. Dy gola për kuqezinjtë i ka shënuar Agron Skeraj (23’, 38’), derisa golin e tretë e ka shënuar Bushaj, në minutën e 89-të. Ndërkaq, golin e barazimit të përkohshëm për Hysin e realizoi Bujar Idrizi, në minutën e 29-të. Llapjanët nga minuta e 78-të kanë luajtur me një lojtar më pak, pasi Ademaj është përjashtuar për shkak të dy kartonë të verdhë. Ndërkohë, sfida e tretë e ditës së sotme në Vushtrri ndërmjet dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë, Llamkos Kosovës dhe Feronikelit është mbyllur pa gola (0:0). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6463 |