Raiffeisen Superliga/ Prishtina dhe Trepça’89 fituan si mysafire | ||||
|
Prishtina dhe Trepça’89 kanë shënuar fitore si mysafire në kuadër të javës së 24-t në Raiffeisen Superligë. Prishtina arkëtoi tri pikë në Merdar, duke e mposhtur Hysin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Liridon Kukaj, me gjuajtje me kokë pas asistimit të Mentor Mazrekajt, në minutën e 55-të. Ndërkohë, Trepça’89 ka arritur të mposhtë Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 3:1. Drenicasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të nëpërmjet Granit Çekajt, por mitrovicasit fllimisht i barazuan shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë me golin e Samir Sahitit, kurse në pjesën e dytë arritën të përmbysin rezultatin me dy golat e Labinot Jetullahut (69’, 78’). Hajvalia dhe Llamkos Kosova kanë shënuar fitore bindëse në duelet kundër Besës, përkatësisht Trepçës. Hajvalia e mposhti në Kizhnicë skuadrën pejane me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Mavriqi, Zhara (ag) dhe Aleksandru. Edhe më bindëse u tregua Llamkos Kosova në duel me Trepçën, duke e mposhtur me rezultat 5:0. Dy gola për vushtrriasit i shënoi Labinot Osmani (24’, 39’), kurse me nga një gol kontribuuan Festim Krasniqi (30’), Semir Zeneli (45’) dhe Bajram Zuçaku (74’). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7257 |