Faton Zejnullahun e ndajne oret nga Prishtina | ||||
|
Sulmuesi Faton Zejnullahu pritet të nënshkruajë kontratë me skuadrën e FC Prishtinës gjatë kësaj jave. Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me futbollistin. “Të enjten ose të premten Zejnullahu do të nënshkruaj me Prishtinën”, ka thënë burimi në fjalë. Ndërsa i kontaktuar nga Web Albaniasoccer.com, nënkryetari i klubit, Afrim Muqiqi, ka thënë se asgjë zyrtare nuk ka.
“Ende asgjë zyrtare nuk ka. Do të informohuni me kohë”, ka thënë Muqiqi. Sulmuesi Faton Zejnullahu ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit që gjashtë vjet, kurse të mërkurën ai është “shkurorëzuare” me këtë skuadër. Drejtori i përgjithshëm i KF Flamurtarit, Agim Hasani, ka bërë të ditur se Zejnullahu është lojtar i lirë. “Unë ia kam dhënë dokumentet, dhe ai është lojtar i lirë”, ka thënë Agim Hasani. Pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar me futbollistin, kjo ishte e pamundur, pasi telefoni i tij ishte i fikur. Faton Zejnullahu ishte kapiten i skuadrës së Flamurtarit, kurse është anëtari i rregullt i përfaqësueses së Kosovës në Futboll.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3225 |