Afrim Tovërlani mbetet trajner i Trepçës ’89 | ||||
|
Afrim Tovërlani do të mbetet trajner i Trepçës ’89 edhe në gjashtë muajt e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë tekniku Afrim Tovërlani, i cili ka thënë se asnjë klub dhe asnjë shumë e të hollave s’mund t’ia ndryshojë mendjen për ta “tradhtuar” skuadrën e Trepçës ’89. Ndërsa e ka mohuar të ketë pasur kontakte me drejtuesit e KF Vëllaznimit. “Kam dëgjuar se skuadra e Vëllaznimit është e interesuar për mua, por mua askush nga kjo skuadër nuk më ka kontaktuar. Kontrata ime me skuadrën e Trepçës ’89 është edhe gjashtë muaj, dhe s’ka klub apo shumë e të hollave që më largon nga skuadra e Trepçës ’89”, ka thënë Afrim Tovërlani. Me skuadrën e Trepçës ’89, Afrim Tovërlani ka shkëlqyer në stinorin vjeshtor duke zënë vendin e dytë me 33 pikë të tubuara dhe është ndër pretendentët kryesorë për t’u rikthyer në Raiffeisen Superligë.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2868 |