Maqedonia/ Tre futbollistet shqiptar thirren ne kombetare | ||||
|
Tre futbollistët shqiptar që luajnë në përfaqësuesen e Maqedonisë, Agim Ibraimi, Muhamed Demiri dhe Ferhan Hasani, kanë marrë ftesën nga trajneri Janevski për të luajtur edhe në ndeshjen kontrolluese me Slloveninë. Kapiteni Pandev dhe Novevski janë lënë të lire. Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Çedomir Janevski, sot ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kontrollueseve me Slloveninë e cila më 14 nëntor do të zhvillohet në Shkup. Në mesin e emrave të rinj për përballjen me Slloveninë, Janevski në repartin sulmues ka ftuar sulmuesin e skuadrës zvicerane të Cyrihut, Hadis Jahoviq, këtij shoqëri do ti bëjë Aleksandar Trajkovski. Emra të rinjë në mbrojtje janë: mbrojtësi i majtë i Vardarit, Mite Cikarski si dhe i rikthyeri në kombëtare Aleksandar Todorovski nga Polonia. Në mes fushë janë ftuar Dejan Bllazhevski i Turnovës dhe Ostoja Stjepanoviq i Vardarit. Treshja shqiptare : Agim Ibraimi, Muhamed Demiri e Ferhan Hasani do të jenë aktiv edhe në këtë ndeshje me Slloveninë. Me kërkesë të skuadrave të tyre kësaj radhe Janevski i ka lënë të lirë, kapitenin Goran Pandev dhe Nikollçe Novevski. Ekipi kombëtar grumbullimin e parë do ta ketë më 12 nëntor në Shkup. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6105 |