Paro Laci: Edhe nese nuk arrijme Superioren, serish do jem i Partizanit | ||||
|
Administratori i Partizanit, Paro Laci ka analizuar situaten ne fund te kampionatit te Partizani dhe ka siguruar te gjithe tifozerine e kuqe qe ai do te jete pjese e kesaj skuadre edhe ne sezonin e ardhshem. Sipas tij edhe nese Partizani nuk ngjitet ne Superiore, ai do te financoje dhe drejtoje kete klub edhe per nje tjeter sezon. “Ne te ardhmen gjerat do te nisin te funksionojne me mire. Duhet te kete rregulla loje, qe nje klub te funksionoje si duhet. Xhani eshte nje aksioner i skuadres se Partizanit dhe si i tille duhet qe te marre pergjegjesite e tij. Nese zoti Xhani deshiron qe te rikthehet prane skuadres se Partizanit per te investuar eshte i lire. Por, une nuk mund te lejoj qe ai te dale ne media dhe te thote qe une jam drejtuesi dhe te tjeret te investojne. Partizani eshte nje skuader qe ne te ardhmen mund te kete shume aksionere qe kane deshire per te kontribuar. E kam thene edhe me pare se aktualisht jemi jashte objektivit dhe nuk e dime ende nese do te jemi sezonin e ardhshem pjese e Superiores. Por, edhe nese sezonin e ardhshem ne nuk arrijme qe te ngjitemi nje kategori me larte, une serish do te jem te kjo skuader. Tifozet duhet te besojne te Partizani dhe ta mbeshtesin ate ne çdo ndeshje”, eshte shprehur Laci.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3743 |