Elbasani pren bileten per ne superiore, Bylis fiton titullin | ||||
|
Eshte shenderruar ne nje goleade ndeshja mes dy kryesuesve te kategorise se pare. Plot 12 gola te shenuar nga dy skuadrat kane shnderruar ne nje feste takimin e zhvilluar sot ne Ruzhdi Bizhuta e ku te dy tifozerite kane festuar gjate. Ne njerin krah elbasanasit te shumte ne numer kane festuar rikthimin ne kategorine superiore ndersa ballshiotet kane festuar titullin kampion per Kategorine e Pare. Ka perfunduar 8-4 kjo ndeshje, nje rezultat tenistik ku te dyja skuadrat kane zhvilluar nje ndeshje qe ngjasonte me nje takim miqesor. Romeo Hamzaj ka realizuar plot kater gola ne kete takim dhe pas pese te tjereve shenuar nje jave me pare kunder Pogradecit, sulmuesi ballshiot ne kuoten e 27 golave ka fituar kepucen e arte duke lene pas sulmuesin e Lushnjes Dorian Bubeqi. Ne fund te ndeshjes, ka qene presidenti i FSHF-se, Armando Duka ai qe i ka dhene trofeun skuadres se Bylisit, duke bere keta te fundit qe te festojne zyrtarisht titullin kampion te Kategorise se Pare.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4138 |