HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Deputeti Balla dhe bashkiaku Begaj, “Dhunë” për fitoren e Sopotit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Tetor 2009 18:45   pdfShtypEmail

sopoti_elbasani_2_1Ndeshja e prapambetur  Sopoti-Elbasani e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë është luajtur sot në fushën sportive të qytetit të Librazhdit. Vetëm futboll nuk është luajtur në këtë përballje. Deputeti i Librazhdit Taulant Balla sëbashku me kryetarin e bashkisë Kastriot Begaj, janë futur  në fushën e lojës duke ushtruar dhunë mbi arbitrat e takimit. Nuk ka përfunduar me kaq pasi fusha e lojës është kthyer në një arenë qitjeje. Duke marrë zemër nga njerzit me pushtet që shanin e benin presion, tifozët vendas të armatosur me gurë, bidona me ujë e cfar të gjenin përreth kanë shënjestruar arbitrat e ndeshjes si dhe lojtarët miq nga Elbasani. Arbitri kryesor i ndeshjes Ardian Rama ka mbetur i plagosur. Trajneri i moshave të Elbasanit Shkëlqim Lleshanaku ka mbetur i plagosur në kokë pas një goditje me gurë që ka marrë. Dalja me të kuq e futbollistit të Librazhdit, Shkëlqim Hajdari është shoqëruar nga ky i fundit me grushta e shkelma ndaj arbitrit kryesor deri në atë pik sa e ka shtritë në tok. Arbitri ka dashur të ndërpres lojën, por pas presionit të njerëzve me pushtet si Balla dhe Bega është detyruar ta rifilloj.  Gurët dhe mjete të tjera të forta flutëronin nga të katër anët. Fusha sportive e Librazhdit është kthyer në një arenë të vogël “gladiatorësh” ku dhuna e filluar nga njerzit me pushtet është trasnmetuar tek tifozët të cilët kanë gjakosur lojtarët të cilët kishin ardhur vetëm për të luajtur një ndeshje futbolli, por në fakt duhet të ishin përgatitur për të luftuar në “Irak”.

Një nga futbollistët e Elbasanit që dëshiron të mbetet anonim ka deklaruar për Albaniasoccer.com se : “Vetëm për futboll nuk flitej. Arbitri i ndeshjes donte të ndëpriste ndeshjen, por nga dhuna e ushtruar vazhdoi lojën deri në fund. Më mirë që vazhdoj e fitoj Sopoti pasi nëse do të ndodhte e kudnërta kushedi ku do ishim tani”.

Enea Shtrepi


busy
komente