Play-out/ Himara qendron ne te I, Naftetari i bene “gjemen” Gramozit | ||||
|
Gramozi – Naftetari 1-2 Shenues: Hysolli 62′ / Molla 9′, Gjoka 90′+2 Naftëtari ka mposhtur ekipin kolonjar duke i bëre “gjëmën”. Gramozi eshte mundur në play-out dhe vitin tjeter do te luajne në kategorinë e dytë, aty ku ishin para pesë sezonesh. Kuçovarët e kanë nisur mirë ndeshjen, pasi golin e avantazhit e gjejnë që në minutën e 9-të me Mollën. Në minutën e 62-të ka barazuar Hysolli për Gramozin. Ku mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesë është sulmuesi Samet Gjoka i Naftëtarit që nga 35-metra shënon golin e dytë, gol i cili i dergoi kolonjarët në të dytën. Tashme perballja me Realin do te mbetet thjesht nje enderr e bukur per Grazmoin dhe tifozet e tij. Himara – Sukthi 3-0 Shënues: Xhunior 10′, Gjondeda 15′, Nenaj 60′ Himara ka fituar 3-0 ndaj Sukthit ne fushen sportive te qyetetit te Peqinit. Me këtë fitore himariotët kanë fituar të drejtën, që edhe në sezonin 2012-2013 të jenë pjesë e kategorisë së parë, ndërsa ëndrra e Sukthit mbetet e pa realizuar. Himariotet kane qene superior gjate gjithe ndeshjes ndaj Sukthit te drejtuar nga ish portieri i Teutes Xhevahir Kapllani. Himariotet kane humbur e nje penallti ku mund ta conin rezultatin ne 4-0. Fale eksperiences se lojtareve qe kishte ne dispozicion Edmon Licaj i Himares ju lehtesua shume fitoria ne kete ndeshje play-out. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4568 |