Debatik Curri : Kuzhe eshte trajner cilesor | ||||
|
Ëndrra shqiptare mund të jetësohet në Evropianin 2012 Kuzhe po bën punë të mirë Një nga futbollistët kryesorë në ekipin shqiptar, Debatik Curri, e ka lavdëruar punën që bën trajneri i Shqipërisë, kroati Josip Kuzhe. Shqipëria në takimin miqësor mundi bindshëm Qipron 6-1, dhe se, sipas Currit, ekipi shqiptar ka shfaqur lojë të mirë. Curri ka thënë se fitorja e thellë dëshmon më se miri për angazhimin dhe lojën e mirë të treguar të “kuqezinjveâ€. “Kemi treguar lojë të mirë. Fitorja e thellë ka treguar superioritetin tonë ndaj Qipros. Kuzhe po bën punë të mirë në kombëtaren shqiptareâ€, ka thënë Curri. “Kuzhe është trajner i mirë, për faktin se punon mjaft mirë dhe është trajner ballkanik, që i duhet Shqipërisëâ€. Do t’i hakmerrem Danimarkës Shqipëria ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatorëve të Botërorit “Afrika e Jugut 2010†e luan më 9 shtator në “Qemal Stafa†ndaj Danimarkës. Danezët patën mundur bindshëm ekipin shqiptar në ballafaqimin e parë. Curri pohon se Shqipëria do t’i hakmerret danezëve për humbjen e mëparshme. “Fitorja ndaj Qipros ka rritur motivin në radhët tona para ndeshjes me Danimarkën. Do të mundohemi maksimalisht ta ndalim Danimarkën dhe t’i hakmerremi për humbjen që pësuam në Danimarkë. Besoj se do të marrim rezultat pozitiv ndaj Danimarkësâ€, ka theksuar Curri. I kënaqur me Vorsklan Curri bashkë me Armend Dallkun e Ahmet Jonuzin, kanë disa vjet që militojnë me sukses të plotë në skuadrën ukrainase, Vorskla. Curri ndihet i kënaqur me rezultatet që ka arritur skuadra e tij në këtë fillim të kampionatit. “Jam i kënaqur me rezultatet e arritura në këtë fillim të garave në kampionatin e Ukrainës. Mirëpo jam i zhgënjyer me paraqitjen e dobët që kemi treguar në Ligën Evropiane ndaj Benfikës, të cilën e humbëm me rezultat të thellë 4-0â€, ka përfunduar Curri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6892 |