Parid Xhihani, ne krye te listes edhe kete fillim sezoni | ||||
|
Sulmuesi shqiptar i Zoria ne kampionatin Ukrainas, ndonese eshte aktivizuar gjate gjithe javeve ne Vyscha Liga, vetem keto dy javet e fundit e ka ndjere vehten plotesisht te rikuperuar nga demtimi i pesuar javen e 25-te sezonin e kaluar ne humbjen 1-2 ne Tarya  “Mund te them se jam plotesisht i rikuperuar nga demtimi i sezonit te kaluar. Drejtuesit e skuadres dhe mjeket e ekipit me kane inkuadruar ne loje ne menyre te reduktuar dhe racionalisht kane bere ne menyre produktive seleksionimin e minutave, pjeserisht si zevendesues ne javet e para dhe tani si titullarâ€, u shpreh per Albaniasoccer.com sulmuesi shqiptar, i cili aktualisht ne historine e kampionatit Ukrainas eshte golashenuesi i dyte me i mire shqiptar me 12 gola duke kaluar patriotin e tij, Dorian Bylykbashi qe luan me Krivbas.  “Të them te drejten as nuk e dija qe kam shenuar aq, sepse une kam luajtur vetem pak me shume se 30 ndeshje dhe aq me teper  nuk me dhuruan asnje torteâ€, u shpreh me humor Paridi, i cili ndaj Zaporishtes zhvilloi nje nga ndeshjet e tij me te bukura kete sezon  Si edicionin e kaluar, kur ishte shenuesi me I mire shqiptar ne kampionatin Ukrainas me 10 gola edhe kete sezon, dygoleshi I tij e nxorri ne krye duke kaluar Bylykbashin qe ka nje gol.  “Edicionin e kaluar une shenoja rregullisht per ekipin dhe keta ne skuader gjithnje me pyesnin : “Kur do ta thyesh akullinâ€? dhe une u pergjigjesha me te qeshur “qe nuk ka filluar dimri akoma dhe nuk ka ngrireâ€, theksoi Paridi qe me sa duket ka inaguruar ardhjen e “ngrices†ne Ukraine  Dy goleshi i shenuar kete fundjave qe kaloi, i dhuroi Paridit 12 gola ne total ne 32 ndeshje ne kampionatin ukrainas, nderkohe qe Bylykbashi ka shenuar 11 gola ne 68 ndeshje te luajtura ne Vyscha Liga duke shtuar konkurrencen ne te ardhmen midis patrioteve, kryesim qe udhehiqet nga Debatik Curri i cili ka shenuar 16 gola ne 130 ndeshje ne Vyscha Liga.  “Nuk ka asnje konkurrence midis nesh ne ate drejtim. Ne luajme per te fituar, qe skuadrat tona te jene sa me te suksesshme, pastaj statistikat personale dhe sukseset personale jane dytesore. Megjithate, sot besoj se do I dergoj mesazh Dorit dhe do i jap sihariqinâ€, vazhdoi me humor sulmuesi shqiptar, i cili i ruan lidhjet me bashkatdhetaret e tij qe luajne ne Ukraine rregullisht.  “Sigurisht. Komunikojme dhe mbajme kontakte me njeri-tjetrin, ndonese akoma nuk kemi arritur qe te gjithe se bashku te jemi ne te njejtin avion te ekipit kombetarâ€, permend golashenuesi kavajas, i cili shpreson qe nje dite edhe atij ti krijohet mundesia per nje vend ne kombetare.  “Do te ishte dicka shume pozitive dhe krenari per mua qe te me jepej shansi per tu provuar. Une thjesht deshiroj qe te me jepet nje mundesi per tu pare nga afer dhe per tu testuar. Me pas stafi i trajnereve te bej detyren per te percaktuar, por thjesht nje prove besoj se e meritoj »,  theksoi ne perfundim te prononcimit te tij per Albaniasoccer, sulmuesi parid Xhihani Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6443 |