Kombetarja/ Mister Kuzhe ke do marresh ne Argjentine? | ||||
|
Kush do te jene 18 lojtaret qe do te marri me vete trajneri i kombetares shqipetare Josip Kuzhe. Askush nuk di ta thote. Cila do te jete Shqiperia qe do te luaj kunder Argjentines se yjeve te shumta as kete se thote njeri. Shume nga titullaret nuk I jane pergjigjur fteses per kete miqesore dhe kane nxjerre pretekstin se nuk I lejojne klubet. Po vete Kuzhe ku eshte? Trajneri kroat nuk eshte pare prej ndeshjes me Bosnjen dhe lista e lojtareve qe ai do te marre nuk eshte bere. Ne FSHF thonin se do te jete Shqiperia B kunder Messit por sa serioze eshte kjo? Vetem dy dite perpara nje prej ndeshjeve me te medha miqesore te historise se perfaqesueses sone me Argjentinen. Kombetarja kuqezi nuk po arrin te grumbulloje, jo 18-shen per ne Buenos Ajres, por as 16 lojtare me te cilet mund te permbushim nje detyre minimale ndaj fanelles se perfaqesueses.Te premten Shqiperia do te lere Tiranen por Kuzhe nuk na ka treguar akoma ke lojtare do marri me vete. Aspak serioze e gjithe kjo situate per kombetaren tone dhe Federaten qe gjithmone publikon listen e lojtareve shume dite para ndeshjeve qofshin keto miqesore apo zyrtare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4701 |