Ekskluzive/ Skela kunder Canes, shiriti kapitenit ndan kombetaren “Shqiperi-Kosove” | ||||
|
Kuzhe e uli kapitenin Altin Lala ne stol kunder Frances. Dikush tjeter duhet te merrte shiritin e kapitenit. Trajneri i ka lene lojtaret ta diskutojne me njeri tjetrin dhe aty ka filluar rremuja. Ervin Skela ishte lojtari qe kishte me shume ndeshje ne kembe me perfaqesuesen kuqezi nderkohe qe Lorik Cana besonte dhe mendonte se duhet ta merrte ai shiritin. Debate te forta jane zhvilluar para ndeshjes mes lojtareve dhe atmosfera eshte prishur. Pjese e diskutimeve me tone te larta jane bere edhe disa lojtare te tjere. Eshte bere nje ndarje ne dy grupe. Ne njeren ane ka qene Cana dhe futbollistet e tjere kosovare ndersa ne anen tjeter ishin ata qe perkrahnin Skelen si kapiten. Ne fund ka fituar Cana dhe ai ka mbajtur shiritin e kapitenit ne mungese te Lales. Po ska mbaruar ketu rremuja me lojtaret e kombetares. Nje tjeter debat eshte zhvilluar per Kapllanin dhe Januzin. Lojtaret shqiptar ndryshe nga ata kosovar mendonin se Kuzhe duhet te mos linte ne tribune Kapllanin por Januzin. Kuzhe ka menduar ndryshe. Atmosfera eshte prishur dhe pas ndeshjes lojtaret pak kane folur me njeri tjetrin. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6360 |