EURO 2012/ Kuzhe nuk i trembet Frances, pret reagim nga skuadra pas humbjes ne Luksenburg | ||||
|
Trajneri i kombetares shqiptare Josip Kuzhe pret nje reagim te forte kunder Frances, pas humbjes se pesuar ndaj Luksemburgut nje muaj me pare. Ne konferencen e fundit per mediat, perpara nisjes per ne Paris, trajneri kroat deklaroi se lojtaret duhet te respektojne Francen, por jo t’i tremben asaj. “Sigurisht qe pres nje reagim pas humbjes me Luksemburgun, por e di qe nuk eshte e lehte. Kemi shume mungesa, sidomos ne mbrojtje, por shpresojme shume qe te kemi te gatshem Bulkun. Persa i perket edicionit te ketyre eleminatoreve qe po mbyllet, do te thoja se nuk kam dashur te ishim vetem pjesemarres. Do doja me teper. Megjithate,Shqiperia arriti disa gjera te mira, si rekordi ne renditjen e FIFA-s. Po ashtu, fitoi edhe respektin e njerezve. Edhe ne Kroaci ku jam une me thoshin “Bravo, Shqiperia po ecen mire”. Kombetarja shqiptare nuk respektohet aq shume per fat te keq, madje edhe nga arbitrat. Ju e keni pare vete kete”, deklaroi Josip Kuzhe nje dite para nisjes drejt Frances.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4445 |