Kombetarja/ Kuqezinjte sterviten ne Prilep, te pakenaqur nga kushtet e terrenit | ||||
|
Ne drejtimin e trajnerit te perkohshem Dzema Mustedanagic, kuqezinjte jane stervitur ne oren 13:00 ne stadiumin e Prilepit ne Maqedoni, aty ku neser po ne kete ore do te luajne nje ndeshje miqesore. Kushtet e renduara te terrenit dhe situata aspak e mire e stadiumit kane lene te pakenaqur lojtaret shqiptare te mesuar te luajne ne stadiume te nje niveli me te larte. Interesimi nga mediat vendase ka qene i paket dhe nga tifozet shqiptar po ashtu. Ndeshja do te luhet te marten ne oren 13:00 ne stadiumin “Goce Delcev” me nje kapacitet prej 15 mije vendesh te cilat me shume mundesi do te jene te boshatisura. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4674 |